Gëte i dashuruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Unë me Gëten jam “njohur” në gjimnaz. Rreth 50 vjet më parë. Prezantimin na e bëri mësuesi i letërsisë, shkrimtari Filip Ndocaj. Burrë i madh. Flokët si shkarpë. Në dimër vishte një pardesy ngjyrë kremi. Të dalë boje. Rreth qafës një shall. Në dorë një çadër.

Liberal. Lejonte pak zhurmë në klasë. Bënte batuta me nxënësit. Hapi derën me dorë. E mbylli me “finte”, me këmbë. Lëshoi mbi tavolinë fletoret e hartimit.

-Mitro Çela! Me shkrimin si këmbë pule, vetëm shkrimtar nuk bëhe?!

-Çlirim! Me sa duket, libri i fundit që ke lexuar, ka qënë abetarja!

-Genci! Pa mësuar të shkruash hartim, nuk bëhe diplomat. (Genci kishte hapur fjalën se do bëhej diplomat.)

-Pak humor na bën mirë.-tha profesori.-Sipas programit duhet të flasim për “ Faustin” e Gëtes. Por mbyllni fletoret. Sot do u tregoj për një nga perlat e poezise gjermane :“Elegji për dashurinë”.

-Gëte ishte 73 vjeç. U sëmur. Rëndë. Ethe. Flamë. E lanë doktorët. Nuk ja gjetën diagnozën Erdhi prifti. Por ndodhi çudia. U shërua. U përtëri. Nisi të shëtisi në park. Atje pikasi nje çupë. E bukur si vesa e mëngjezit.

-Dhe ndodhi marrëzia. Gëte 74 vjeç ra në dashuri. Vetëm poetët mund të dashurojne në pleqëri.

-Dashuria e bëri djalë. Sajonte sebepe për ta takuar çupën. I puthte dorën. E përqafonte. E shihte në ëndërr.

-Në atë mot jetonte në Vaimar. Prici e adhuronte. I plotësonte çdo teke, burrit më të mëçur të Gjermanisë.

Gëtja ju lut princit:
-Dua të martohem. Vajza më do. Mamaja-dyshoj. Bëhe mblesi im?

Princi ra në të thella: marrëzi plaku! -Tha në fillim. -Dashuri poeti. -Tha në fund.

Lexo edhe :  13 qershor 1917/ Qindra të vdekur nga bombardimi gjerman mbi Londër

Dhe mori rrugën. Takoj mamanë e vajzës, e cila në rini ishte dashurur me poetin.Ajo ngriti supet. Nuk tha as po e as jo.
Gëte e “lexojë” mesazhin si poet: “Do kemi dasëm platonike…”

I marrosur nga dashuria vendosi të bëjë një udhëtim me karrocë. Me vete mori edhe Xhonin. Sekretari rrobot. Për 60 vjet redaktonte çdo gjë që krijonte poeti.

Karroca ecte. Poetit i erdhi muza. Shkruante. Në ethe. Në kllapi. I humbur. I lumtur. Me kokën mbi re. Fijet e letrës i flakte. I rrëmbente sekretari.

Tre ditë rrugë. Tre ditë i frymëzuar.
-E doni dhe një fakt të bukur,- tha profesori.-Gëte kishte 20 vjet pa shkruar poezi…

-Brenda javës poezia u shtyp. I pari e lexoi poeti. Pas tij princi. Pastaj Gjermania. Evropa. Gjithë bota.

Aq e bukur ishte elegjia, sa vete Gëte ra në “sevda”. Për vetpoezinë, harrojë vajzën që i thuri vargjet. E fshiu edhe muzën e poezisë.

-U pëlqeu,-tha profesori?-Mos më thoni-po! Poezia nuk përshkruhet me fjalë. Ajo recitohet! Por nguliteni në mendje: Pa Gëten, Danten, Shekspirin dhe Eskilin, bota do ishte e dalë boje, si pardesyja ime.

Shënim.
Këto ditë lexova një novelë të Stefan Cvajg për Gëten. “Elegjia e Marienbadit”. Shkruar nga poeti gjatë udhëtimit për në Vaimar – 5 shtator 1823. Vajza që dashuroi poeti quhej Ulrika fon Levecov. Ishte 19 vjeç.

Ja dy vargje:
Asnjë dyshim!
Tek dera e qiellit
vetë/
Ajo zgjat krahët
të më ngrejë përpjetë!

Poeti ishte 74 vjeç. Vdiq pas 7 vjetëve, pasi përfundoi punën e jetës: librin “Fausti”

Të fundit

Irani njofton: Sapo nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2...

SHBA gati të godasë Iranin, Trump merr planet nga Komanda

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjenerali Michael Kurilla, u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe i paraqiti atij opsionet ushtarake...

Takimi urgjent, zbulohet mesazhi i fundit i presidentit Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Sipas burimeve...

“Dështuam me gomonet”, anglezët më në fund e thonë publikisht

Zyra e Kryeministrit britanik ka pranuar për herë të parë publikisht se situata e gomoneve që transportojnë ilegalisht emigrantë nga Franca drejt brigjeve angleze...

Kur estetika shndërrohet në kërcënim për shëndetin/ Rreziku nga terapitë e dehidrimit

Jetojmë një kohë kur një pjesë e madhe e këshillave mjekësore vijnë tek ne përmes mediave sociale, shpesh si zgjidhje e problemeve që vetë...

Lajme të tjera

Web TV