Rama: Më mirë më shani mua , se sa të përfundoni në një arkivol që shëtit me makinë ushtrie për të gjetur një copë varr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama u shpreh se ai ka mbështetjën e atyre që respektojnë rregullat. Ai gjithashtu i’u përgjgj komenteve se nuk po ndihmon të varfërit.

“Kush rri e rri e më shkruan për fukarenjtë që s’kanë bukë e duhet të dalin në rrugë, të mos shqetësohet por ta mbledhë mendjen top se askush nuk kërcënohet nga vdekje për shkak të urisë, por nga vdekja për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë nuk kanë i-Phone dhe dëngla për të shitur në Facebook e Instagram, dhe janë njerëzit më të mirëkuptueshëm të këtij vendi që po i ndihmojmë dhe do i ndihmojmë deri në fund.

Për bukë me hangër shqiptari s’ka vdekur as në mesjetë dhe as në ato 50 vjet kur jetonte me 200 kalori në ditë, jo më në këtë kohë që askush s’ka vdekur për bukë në 30 vjetët e fundit. dhe tek më të varfrit nuk është vdekja nga mungesa tek capa e bukës po pamundësia për të ushqyer normalisht të treja vaktet si gjithë të tjerët, e për të ushqyer fëmijët. operacioni humanitar po zhvillohet përditë në ndihmë të fukarenjve”, tha Rama.

“Më shani mua sa të doni por mos luani nga vendi dhe nuk do të tolerojmë më askënd dhe do të përgjigjemi me të keq nëse me të mirë nuk marrin vesh pakica e pagdhendshme kur iu flitet me të mirë, kur iu lutemi si vëllai vëllait. Më mirë qani sot nga frika se sa të vajtoni nesër nga vuajtja e të lëngoni nga mushkëritë që nuk iu furnizojnë dot me frymë.

Më mirë turfulloni e po të doni hidhuni përpjetë sot nga sikleti po ama në shtëpinë tuaj shëndoshë e mirë se sa ta qepni përgjithmonë mbyllur në një arkivol që shëtit me një makinë ushtrie rrugëve për të gjetur një cop varr në ndonjë kodër të thatë”, tha Rama.

Të fundit

VIDEO: Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë...

“Bonusi i votës”/Rama kundërshton komentuesin:Po përpiqemi ta kurojmë skemën e pensioneve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve kritikë në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet të hënën. Në përgjigje...

Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?

Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë...

Protesta në Butrint, fermerët hedhin midhje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Industria e midhjes në liqenin e Butrintit dhe zonën e Ksamilit po përballet me sfida serioze, ndërsa fermerët lokalë kanë ngritur shqetësime për cilësinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, 250 mijë kërkesa

Edhe 3 ditë afat ka diaspora, deri më 4 mars, për tu regjistruar në sistemin e KQZ-së për të votuar për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV