E frikshme ajo që po ndodh në Itali, koronavirusi vret 5,496 njerëz

Italia e cila është “mbërthyer” nga koronavirusi vazhdon me rritjen e shirave të personave që kanë humbur jetën.

Deri më tani, 22 mars 2020, Covid-19 ka vrarë 5 mijë e 476 njerëz.

Gjithashtu numri i të prekurve pritet të shkojë në 60 mijë teksa deri më sot shënon 59,138.

Vendi fqinj pësoi sërish një rritje me 651 viktima sa i përket 24 orëve të fundit, por numri i të shëruarve shënoi 952, ndërsa në total 7024.

Ndërkohë numri i të infektuarve vijon të rritet, teksa vetëm në 24 orët e fundit 5,560 rezultuan pozitivë./fjala.al