Vendi i 4-t më i prekur në botë nga Covid-19, Spanja thirrje për “Plan Marshall”

Në mënyrë shumë të përshpejtuar, teksa e gjithë vëmendja ishte tek Italia, Spanja u bë vendi i katërt në botë më i goditur nga koronavirusi dhe i dyti në Europë.

Pas gjithë kësaj situate alarmante, qeveria spanjolle ka bërë thirrje për një Plan Marshall nga BE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka qenë ai që e ka kërkuar këtë Plan Marshall duke theksuar se kjo është një krizë që po prek të gjithë Europën dhe duhet një plan i gjerë i përbashkët rikonstruktimi.

Sanchez do i kërkojë Kuvnedit zgjatjen e gjendjes alarmante dhe të paktën për 15 ditë teksa ekspertët thonë se Spanja është 1 javë larg Italisë.

Spanja numëron 28 mijë të prekur nga të cilët 1 mijë e 756 viktima nga COVID-19./fjala.al