Ankthi nga virusi dhe ankthi nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bojken Abazi*

Ankthi nga virusi, që ka ende të panjohura, është reagim gati normal në këtë kohë. Ky ankth mbase nuk ka nevojë të shpjegohet, pasi po përjetohet prej shumë qytetarëve, për shkak të paparashikueshmërisë së pandemisë. Në këtë situatë kemi parë rikthimin e shtetit të fortë për t’u përballur me pandeminë, duke hedhur në koshin e plehrave teoritë barbare të zhvillimit të pa fre të “tregut të lirë”, që në fakt kishte krijuar shoqëri distopike përmes përparimit të sistemit neoliberal. Ky i fundit i është kundërvënë shtetit nëpër botë prej viteve 1980, por sot është diskredituar më shumë se kurrë, pas gati 4 dekadash gjatë të cilave shkaktoi pabarazi ekstreme, e në shumë vende, përmes tërheqjes së shtetit, edhe rrënimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor. Virusi na ka bërë të kuptojmë sa e paqëndrueshme dhe e dëmshme ka qenë ta lëmë fatin tonë në duart e “tregut të lirë”, që kishte fituar terren mbi shtetin duke rrënuar shërbimet publike.

Në këtë kohë të gjithë po kërkojnë mbrojtje prej shtetit, ndërhyrje prej shtetit në ekonomi, duke e orientuar atë sipas nevojave të shoqërisë. Kjo shkakton ankthin e dytë. Përtej të panjohurës së virusit, shfaqet e panjohura e rikthimit të shtetit të fortë, si nevojë për siguri por me pasoja të paparashikueshme për demokracinë, zhvillimin e ekonomisë dhe luftën kundër pabarazisë.

Paradigma po zhvendoset para syve tanë. Ajo nuk po zhvillohet më në përplasjen mes “tregut të lirë” dhe shtetit të fortë, por në modelin e llojit të shtetit të fortë, apo modelit qeverisës, që nevojitet në një demokraci me shtet të fortë. Aty ku para pandemisë qytetarët kanë zgjedhur në mënyrë demokratike një qeveri të përgjegjshme ndaj nevojave të tyre, ankthi ndaj rikthimit të shtetit të fortë është shumë më i ulët, dhe madje kjo situatë e ka rritur besimin te qeveria. Por aty ku para pandemisë qeverisjet kanë patur legjitimitet të diskutueshëm, me prirje autoritare e korrupsion të nivelit të lart dhe me kapje të shtetit prej oligarkisë, aty ankthi ndaj rikthimit të shtetit të fortë është shumë më i madh.

Lexo edhe :  Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Na duhet, sigurisht, të përqëndrohemi te përpjekjet kundër virusit duke respektuar masat parandaluese, të cilat na kufizojnë liritë. Por na duhet gjithashtu një reflektim, mekanizma e modele, që rikthimin e shtetit të fortë e vendosin në dobi të shoqërisë, pa shkatërruar në afatgjatë demokracinë, dhe duke riorientuar ekonominë drejt prodhimit vendas dhe uljes së pabarazisë. Nuk ka formula të gatshme në këtë drejtim për ta zgjidhur këtë çështje menjëherë në mes të pandemisë. Por është e rëndësishme një herë të kuptojmë ku jemi. Më tej, zgjidhjet duhet t’i ideojmë e t’i sjellim në jetë së bashku.

*Kreu i Lëvizjes Vetvendosje, dega Shqipëri

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV