Italia vijon të jetë e gjunjëzuar nga koronavirusi teksa numri i të vdekurve ka arritur në 6 mijë persona, ku 601 viktima janë shënuar 24 orët e fundit.
Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077.
Sipas të dhënave të reja që vijnë nga kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli në Itali regjistrohen 50 418 të prekur në total nga Covid-19. Ndërsa numri i viktimave vijon të rritet duke e çuar atë në 6 mijë persona.