Koronavirusi/ Preket edhe tenori me famë botërore Plaçido Domingo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi nuk ka kursyer as tenorin spanjoll me famë botërore Plaçido Domingo. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artisti ditën e dielë. Këngëtari operistik 79-vjeçar, u prek nga kjo sëmundje teksa karriera e tij e shkëlqyer, ishte njollosur së fundmi nga akuzat për ngacmime seksuale.

Domingo u shpreh kështu në një postim në llogarinë e tij personale në Facebook:”Mendoj se është detyra ime morale t’ju njoftoj, se kam rezukltuar pozitiv me koronavirusin”. Tenori dëshmon se se ai dhe familja e tij janë tashmë në izolim, dhe se ai ndihet mirë për momentin, pavarësisht se ka ethe dhe kollë.

“Ju lutem të gjithëve të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni udhëzimet e mjkëve duke larë shpesh duart, të mbani një distancë prej të paktën 2 metra nga të tjerët, dhe të bëni gjithçka që keni mundësi për të ndalur përhapjen e virusit. Dhe ju lutem mbi të gjitha, të qëndroni në shtëpi nëse keni mundësi!”-u shpreh ai.

Vitin e kaluar, shumë gra e akuzuan Domingon për ngacmime seksuale dhe abuzim me postin e tij gjatë kohës që drejtonte “Los Angeles Opera” dhe “Washington National Opera”. Pasi i mohoi në fillim akuzat, Domingo kërkoi një ndjesë publike muajin e kaluar, kur Shoqata Amerikane e Artistëve të Muzikës dhe “Los Angeles Opera”, zbuluan se akuzat për ngacmime seksuale kundër tij ishin të besueshme.

Që nga ajo kohë, ai ka anuluar një sërë koncertsh. Gjithashtu, ai dha dorëheqjen si drejtori i “Los Angeles Opera”. Spanja, është vendi i tretë më i goditur pas Kinës dhe Italisë në epideminë e koronavirusit. Për shumicën e njerëzve, koronavirusi shkakton vetëm simptoma të lehta ose të moderuara, siç janë ethet ose kollitja.

Lexo edhe :  A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Por tek disa njerëz, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, ai mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë. Virusi ka infektuar disa nga politikanët kryesorë të Spanjës, si dhe gruan e kryeministrit të vendit, si dhe shkaktoi së fundmi vdekjen e ish-presidentit të Realit të Madrid, Lorenzo Sanz.

S.T

Të fundit

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane...

Lajme të tjera

Web TV