Negociatat me BE/ Mbledhja e KiE-së mbahet të enjten, ja çfarë pritet të ndodhë

Mbledhja e Këshillit Evropian e ditës së enjte do të zhvillohet me video-konferncë dhe votimi do të bëhet me procedure të shkruar.

Në këtë mbledhje pritet që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ti hapet drita jeshile për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këshilli sugjeron që Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli. Specifikisht për Shqipërinë kuadri i negociatave duhet të paraqesë adresimin e pesë prioriteteve.

Në dokument specifikohet që përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të “miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR…” si dhe të “ sigurojë një zbatim të vazhdueshëm të reformës në gjyqësor…”