Më shumë se 1,8 miliardë banorë të kufizuar, një bilanc që i kalon 16 000 të vdekur dhe sistemet e disa vendeve të zvilluara në prag të asfiksisë.
Pandemia e koronvirusit vazhdon të përspejtohet dhe të shkaktojë kaos në mbarë botën
“Pandemia e koronavirusit përshpejtohet, por trajektorja mund të ndryshojë”, theksoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë duke u kërkuar vendeve të kalojnë në sulm dhe të testojnë të gjitha rastet dhe të vendosin në karantinë të afërmit e tyre të kontaktit.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pas disa javëve zvarritje, më në fund reagoi duke dekretuar dje në mbrëmje një kufizim për të paktën tre javë në Britaninë e Madhe.
Në Rusi, ishte mbyllja e shkollave, që hyri në fuqi këtë javë, ndërkohë që rusët mbi 65 vjeç janë të detyruar të qedrojnë në shtëpitë e tyre.
Në Europë, pragu prej 10 000 personash që kanë humbur jetën nga koronavirusi u kalua këtë javë, pjesa më e madhe në Itali m rreth 6 000 të vdekur dhe rreth 185 000 raste të infektuar, një numërim zyrtar pa dyshim më i ulët se realiteti.
Sistemet shëndetësore, duke përfshirë dhe vendet më të zhvilluara janë në prag të asfiksise.
Fakt historik, Bashkimi Europian pezulloi dje Paktin e Stabilitetit dhe rritjes Ekonomike, domethënë rregullat buxhetore.
“SHBA-ja do të rihapet shumë shpejt për botën e biznesit”, theksoi në mënyrë paradoksale presidenti amerikan, Donald Trump.
“Amerika do të hapet për biznesin. Shumë shpejt. Më herët se tre apo katër muaj, ashtu siç konfirmon ndonjë. Shumë më shpejt. Ne nuk mund të lejojmë medikamentin të jetë më i keq se vetë problemi”, deklaroi presidenti amerikan në konferencën e përditshme për shtyp.
Në Kinë, banorët e Wuhanit, ku u identifkua koronavirusi i ri në dhjetor janë lejuar të rifillojnë punën.
Por sot, vendi ka regjistruar 78 raste të reja me Covid-19, pjesa më e madhe janë të kontaminuar të importuar, duke rritur
frikën për një vale tjetër përhapjeje.