Covid-19/Rrëfimi i tmerrshëm i mjekes: Kolegu im 28-vjeç ka bërë gati testamentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjeke britanike ka shkruar një letër prekëse, që është shndërruar në një prej thirrjeve më të fuqishme drejtuar britanikëve për ta marrë seriozisht koronavirusin.

Mjekja 32 vjeçare Katie Sanderson, iu bën apel njerëzve “që të mendohen dy herë përpara se ta dalin nga shtëpia”.

“Mu mbushën sytë kur pashë fotot e turmave të njerëzve që vazhdojnë të grumbullohen në mënyrë të pasigurt kryq e tërthor këtij vendi. Kam arritur në pikën që t`i pyes pacientët nëse duan të vdesin në spital apo në shtëpi, ndërsa një kolegu im 28 vjeçar, ka bërë gati testamentin. Dëgjoj njerëz të thotë se duan ta marrin koronavirusin që të krijojnë imunitet, por mos u gënjeni, se nuk funksionon ashtu”, shkruan mes të tjerash 32-vjeçarja.

Por pavarësisht thirrjes së mjekes 32-vjeçare dhe pavarësisht se kryeministri Boris Johnson vendosi (me vonesë) kufizimet për lëvizjet e qytetarëve, metro, trena e autobusë ishin sot të mbushur me njerëz, shkruan Daily Mail

Një pjesë e mirë e tyre nuk mbanin as maska. Kreu i qeverisë urdhëroi të hënën mbylljen e dyqaneve që nuk shesin produkte, bibliotekat, sheshet e lojërave dhe objektet fetare do të mbyllen, dhe se grumbullimet publike me më shumë se dy vetë, do të ndalohen.

Johnson paralajmëroi se policia do të ketë të drejtën të ndalojë ata që nuk respektojnë masat e vendosura nga qeveria për izolimin. Këto masa do të jenë në fuqi për tre javët e ardhshme. Megjithatë, Britania veproi me shumë vonesë aq sa radhitet e 10-a në botë nga numri i të infektuarve, me 5,903 të prekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Deri më tani numri të vdekurve ka shkuar në 422, ku 87 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Lexo edhe :  Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Numri total i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 8.077, dhe së fundmi është rritur me 1.427. Ndërsa autoritetet mjekësore kanë testuar të paktën mbi 90 mijë njerëz.

Të fundit

50 turistë izraelitë bllokohen në Sarajevë, pasaportat e tyre u hodhën në kosh nga hoteli

Një grup i madh turistësh nga Izraeli që mbërritën për të vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën mbetën të bllokuar në...

Gruaja gjen një diamant të rrallë dhe e shndërron në unazën e fejesës së saj

Një grua nga New Yorku vizitoi Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamanteve në Arkansas për të gjetur një gur për unazën e saj të...

Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit në BE. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd...

Tragjedi në Korçë/ 70-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë

Një i moshuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16...

Merr me vete 7 liderë europianë për të takuar Trump… nga çfarë ka frikë Zelensky?

Në një veprim taktik që po rrit "ethet diplomatike" në lidhje me Ukrainën, Volodymyr Zelensky ka ftuar shtatë liderë evropianë të takohen me Donald...

Lajme të tjera

Web TV