Hapja e negociatave/Rama: S’do ndalemi derisa të bëhemi pjesë BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dritës jeshile të dhënë nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të ndalet deri në plotësimin e çdo detyre, derisa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.

Ne nuk lodhemi nuk tundemi nga e jona dhe megjithëse kjo botë nuk është rrotulluar kollaj kurrë për shqiptarët. Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë, as betejën me organizmin tonë dhe as me virusin arkaik të paragjykimit të të huajve karshi nesh, as luftën me këtë virus.

Dera u hap më në fund, me një kohë të mallkuar kur dyert e shtëpive tona janë mbyllur.

Rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna për tu bërë është ende e madhe. Nuk do të bënim festë dhe sikur kjo Po e merituar të na gjente në kohë paqeje. Por sot ka vetëm një festë në mendjen time, festa e çlirimit nga ky armik i padukshëm. Sot unë jetoj çdo ditë për atë ditë. Atë ditë çlirimi kur t’ia kemi dalë. E dua atë ditë si një ditë lotësh, dhimbjesh për ata që nuk i mbijetuan dot dhe pastaj lot gëzimi për shpëtimin e mijëra jetëve për solidaritetin e madh. E dua atë ditë si një ditë të madhe kombëtare e qytetare për forcën dhe mirësinë e shpirtit shqiptar që po sprovohet fortë. Do na sforcojë por do na bëjë më të mirë si njerëz por edhe si vend. kini besim e bëni durim. Të shohim bashkërisht jo vetëm errësirën por edhe dritën që ka sjellë me vete kjo errësirë. Dritën që na kujton se jemi të gjithë njësoj. jemi të pandashëm nga njërit-tjetri në këtë atdhe për sa kohë do të kemi frymë.  Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes të BE, ku fëmijët tanë luajnë në një kopsht me atë të fëmijëve të vendeve anëtare. Më në fund do të valëvitet i barabartë mes të barabartësh flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit”, u  shpreh Rama gjatë komunikimit live në Facebook.

Të fundit

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit,...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Lajme të tjera

Web TV