Nga Flavia Provenzani “money.it”
Nuk është e vështirë ta shohësh planin e Gjermanisë, për ta fundosur njëherë e mirë Italinë në aspektin ekonomik, vend që prej një kohe të gjatë është “i fundit në klasë” brenda Bashkimit Evropian.
I gjunjëzuar për shkak të koronavirusit, kryeminitri Xhuzepe Konte bëri thirrje për aktivizimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES), edhe pas miratimit të një plani të ri të lehtësimit sasior nga Banka Qëndrore Evropiane me vlerë 750 miliardë euro.
Por, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, mund të jetë mjë “Kale Troje”, që do t’i japë mundësi gjermanëve të na e rrënojnë përfundimisht ekonominë tonë. Duke lënë mënjanë faktin se kërkesat e Italisë bie ndesh me procedurat e MES, dhe këto të fundit mund të ndryshojnë, por s’ka kohë për ta bërë këtë, është në fakt e rëndësishme të kuptohet projekti që do t’i jepte mundësi Merkelit dhe të tjerëve rastin që t’i japin Italisë goditjen fatale
Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, i jep në thelb hua vendeve në vështirësi, nën një seri të gjatë kushtesh. MES është zyrtarisht e ndarë nga Bashkimi Evropian, dhe ndërhyn përmes 2 linjave të mundshme të krediimit:
PCCL (linja e parakohshme e kreditimit të kushtëzuar):për anëtarët që kanë një ecuri ekonomike dhe financa solide, e cila vlerësohet në bazë të 6 kritereve të pranueshmërisë, të cilat duhen përmbshur para dhënies së huasë;
ECCL (linja e kreditimit, që i nënshtrohet kushteve të ashpra):për anëtarët me një situatë financiare solide, por që nuk janë në gjendje të plotësojnë 6 kriteret e pranueshmërisë për qasje në PCCL.
Pra në këmbim të huasë, shteti anëtar merr përsipër të zbatojë një seri masash korrigjuese (rritje të taksave, ulje të shpenzimeve publike, e kështu me radhë), për të garantuar aftësinë paguese të borxhit të marrë përmes MES.
Dhe këtu qëndron thelbi i problemit:në rastin e Italisë, marrja e një borxhi me kushte të ashpra (EÇL) përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, do të çonte në aktivizimin e OMT (transaksioneve monetare përfundimtare), që nga ana e saj do të sillte blerjen e BTP-ve (obligacioneve shtetërore) në një periudhë afatshkurtër (me një maturim prej 1-3 vjet) direkt nga BQE sipas gjykimit të kësaj të fundit, si në aspektin e sasisë, ashtu edhe për sa i përket fillimit dhe kohëzgjatjes së operacioneve, dhe natyrisht nën kushtet e parashikuara për të pasur qasje tek MES.
Por edhe lehtësimi sasior i BQE-së, parashikon blerjen e bonove shtetërore. Por pse do të donin gjermanët, që ne të kërkojmë ndihmë përmes MES? Këtu fshihet edhe plani gjerman, për t’i dhënë grushtin fatal Italisë.
Nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, do të kishte kushte më të rrepta që BQE-ja të vazhdojë të blejë obligacionet shtetërore italiane, kushte që nuk ekzistojnë brenda mekanizmit të lehtësimit sasior, që funksionon praktikisht pa kushte.
Dhe për të marrë ndihmën e nevojshme, Italisë do t’i duhej t’i nënshtrohej tiranisë së MES, dhe një plani shpëtimi shumë shtrëngues. Një skenar, të cilin gjermanët e ëndërrojnë prej kohësh ca kohë:ju e dini shumë mirë që Gjermania, “motori” ekonomik i Evropës, nuk i ka qejf vendet si Italia, të cilat nuk janë në gjendje të zbatojnë rregullat e vendosura nga BE, dhe që kërkojnë vazhdimisht shmangie nga rregullat, kryesisht për shkak të një menaxhimi shumë të vështirë të borxhit publik.
Një borxh publik si ai i Italisë, mbart rreziqe që Gjermania nuk dëshiron t’i ndajë. Prej 5 vjetësh, Italia ka arritur të shmangë legjislacionin e lidhur me Traktatin Fiskal, që parashikon uljen e borxhit publik nën 60 për qind të PBB, me të paktën me 5 për qind çdo vit.
Dhe MES mund të na detyrojë të jemi besnikë të rregullave evropiane, me të gjitha pasojat e mundshme (kujtoni rastin e Greqisë). Për këtë arsye, vendosja e kushteve të rrepta ndaj qasjes në ndihmën financiare për Italinë, do ta lumturonte shumë Angela Merkelin.
Tregjet kanë treguar tashmë ditët e fundit, se sa shumë i frikësohen një skenari të tillë, dhe kush e di nëse do të kenë ende guximin të vazhdojnë ta “shtërngojnë për fyti” vendin tonë. Kjo është konfirmuar nga presidenti i IFO (qendra gjermane e kërkimit ekonomik), Klemens Fuest, në një intervistë ekskluzive për AGI.
Ai shpreson në aktivizimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, pasi “në këtë mënyrë Banka Qendrore Evropiane, mund të përdorë programin OMT”, sigurisht në masën që këto përputhen me kushtet e këtij programi”. Dhe ai shton:”Pastaj duhet të diskutojmë mbi përmbajtjen e këtyre kushteve“.
MES=kushte. Kushtet=”shushunja” të vëna qafën e Italisë nga Gjermania dhe burokratët evropianë. Natyrisht që Gjermania nuk ishte dakord me programin e fundit të ndihmës nga BQE (e ashtuquajtura ‘bazuka’) me vlerë 750 miliardë euro. Por Kristin Lagard, e nxitur nga Italia, Franca dhe Spanja, nuk mund të bënte ndryshe.
Sipas përllogaritjeve, Banka Qendrore Evropiane, mund të blerë rreth 130-150 miliardë euro bono të qeverisë italiane nga tani deri në dhjetor të këtij viti (dhe ka tashmë në portofolin e saj 400 miliardë të tjerë). Pra një ekspozim i frikshëm para Gjermanisë, është një pikë pa kthim që kush e di, mund ta hedhë përfundimisht në erë projektin evropian. Përgatiti: Silvana Tresa, Fjala.al