“Karantina mund të zgjasë deri më 31 korrik”, qeveria e Contes merr masa drastike për parandalimin e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i ministrave në Itali ditën e sotme ka vendosur një listë me 28 masa për të ndaluar njerëzit që të dalin nga karantina. Këto masa do të vihen në zbatim nga i gjithë vendi për periudha të paracaktuara që mund të zgjasin deri më 31 korrik të këtij viti.

“Për periudha të paracaktuara, secila zgjat jo më shumë se tridhjetë ditë, e cila mund të përsëritet dhe modifikohet edhe disa herë deri në 31 korrik 2020 derisa virusi të jetë zhdukur,”– tha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.

Në listën e kufizimeve që njerëzit do të zbatojnëkëto ditë përfshihen: kufizimi i lëvizjes së njerëzve, mbyllja e publikut të rrugëve urbane, parqeve, zonave të lojërave, ndalimin e heqjes dhe hyrjes në territoret komunale, aplikimi i masës paraprake të karantinës për subjektet që kanë pasur kontakte të ngushta me raste të konfirmuara, ndalimi absolut për t’u larguar nga shtëpia, ndalimi i mbledhjeve në vende publike.

Po ashtu ata kanë vendosur që të në këtë zbatim rregullash do të jetë edhe kufizimi ose pezullimi i ngjarjeve, pezullimin e ceremonive civile dhe fetare, mbyllja e kinemave, teatrove, sallave të vallëzimit, disko, dhoma lojrash, pezullimin e kongreseve, pezullimi i institucioneve arsimore.

Gjithashtu është e ndaluar rreptësisht që të kenë komunikime me ata që mund të jenë të infektuar që përfshin kufizime specifike për pacientët, kufizimi i hyrjes së të afërmve tek të sëmurët.

Rikujtojmë se Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi cila numëron 6 mijë të vdekur dhe më shumë se 63 mijë të infektuar.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV