Koronavirusi/ India izolon për tri javë 1.3 miliard banorët e saj

Kryeministri Narenda Modi ka paralajmëruar qytetarët se duhet të qëndrojnë të izoluar ndryshe rrezikojnë ta “ftojnë” pandeminë në shtëpitë e tyre.

“Për të shpëtuar India dhe çdo qytetar i saj, do të autorizohet ndalesa për të dalë nga shtëpia”, ka theksuar Modi gjatë një fjalimi të transmetuar live në televizion.

Ai pranoi se tri javët e ardhshme do t’i japin një goditje e fuqishme ekonomisë. Megjithatë, sipas tij, kjo mund ta rikthejë Indinë drejt normalitetit.

Kjo lëvizje e tij e izolon pothuajse 1/5 e popullatës së botës. Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Indi kanë regjistruar 469 raste aktive me COVID-19 dhe 10 tjera që ishin me fatalitet.