VIP-at italianë mbledhin 4.3 milionë euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit

Chiara Ferragni, blogerja e njohur italiane së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin Fedez dy javë më parë hapën një portal për të mbledhur ndihma monetare në luftën kundër koronavirusit.

Me anë të një njoftimi në Instagram ata kanë lajmëruar se shifra e mbledhur prej 4.3 milionë dollarësh do të shërbejë si donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me Koronavirus.

“Falenderoj 200.000 donatorët nga e gjithë bota që na ndihmuan të mblidhnim më shumë se 4.3 milionë euro”.

Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu.

Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”, ka shkruar Chiara.

Vip-at italianë janë solidarizuar me situatën e vështirë me të cilën po përballet vendi i tyre.

Po VIP-at shqiptarë?

Përveçse recetave të gatimit që kanë shpërndarë në Instagram nuk shihet të kenë marrë ndonjë masë tjetër për vendin e tyre.

Lexo edhe :  Reshjet e dendura të borës/ Çifti i njohur i BBVK izolohet nga ‘pamja magjike’

Gjithsesi, na mbetet veçse të presim për ndonjë reagim nga ana e tyre.