Alarmi nga Durrësi, efektivi me Covid, policia e rrezikuar!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Ndodhi ajo që në fakt nuk duhej! Një efektiv i Policisë së Shtetit, për fatin e keq ka rezultuar pozitiv. Ai është konstatuar ditëve të fundit dhe pas shtrimit në spitalin e Durrësit është nisur në drejtim të Infektivit në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar. Sipas të dhënave, ai është një prej drejtuesve të të një sektori në Policinë e Durrësit, që në fakt rezulton që nuk ka patur dhe aq nevojë të jetë i ekspozuar në terren siç janë prej shumë ditësh kolegët e tij në të gjithë vendin.

Por çfarë e rrezikon policinë tonë, në të vërtet, në këtë kohë epidemie? Njohësit e mirë të policimit në terren janë skeptik dhe kritik të cilët tregojnë se bëhet fjalë për një ekspozim të frikshëm të të gjithë atyre efektivëve që janë në vijën e parë të frontit. Madje, sipas tyre, policia është vija e parë; janë ata personat që kontaktojnë këdo, pa e ditur se mund të jetë i infektuar, ndryshe mjekëve dhe personelit shëndetësor që e dinë se nëse një pacient ka simptoma, atëherë ndaj tij duhen marrë masat.

Rasti      

Referuar të dhënave që vijnë nga Durrësi bëhet me dije se një efektiv i Policisë së Rendit është prekur nga virusi  Covid-19. Konkretisht u tha se bëhet fjalë për Shefin e personelit pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, i cili është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Infektiv. Sipas burimeve, efektivi i policisë ka qenë në krye të detyrës përgjatë ditëve të gatishmëirsë së shtuar dhe me shefin e Personelit të bluve të Durrësit shkon në dy numri i personave të prekur nga radhët e policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore, për aq sa është publikuar deri më tani.

Policia, e cila gjendet në rrugë prej dy javësh, me të njëjtat maska, pasi tashmë gjithë opinioni e di se në vendin tonë mungojnë maskat, që në fakt duhej të gjendeshin me çdo çmim, është sektori më i ekspozuar përballë infeksionit me virusin vdekjeprurës. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e personave që janë të anagzhuar me aktivitet pune dhe përballjeje në të gjithë këtë peritudhë karantine kanë një kohë pushimi dhe mundësie për t`i kushtuar vetes kujdes qoftë edhe higjiene, me efektivët e policisë ndodh e kundërta.

Lexo edhe :  Berisha nis përrallat: PS bleu vota me bimë kanabisi, vlera 1 mijë euro produkti

Ata janë 24 me 24 në rrugë, duke zbatuar urdhër pas urdhëri e për pasojë edhe duke neglizhuar jo pak herë ekspozimin përballë infeksionit. Që nga policia rrugore që detyrohet të ndalojë mjete, që edhe pse me autorizime të nxjerra konkretisht të eprorët e tyre , ata sërish shkelin rregulla e deri tek të rinjtë që grumbullohen rrugëve, shesheve e, tani, koëve të fundit, nga frika, nëpër skuta pallatesh.

Ekspozimi dhe rreziku

Sipas eskpertëve të policsë bëhet me dije se në fakt një punonjës policie është një burim i sigurt infeksioni. Një burim i tha gazetës “Fjala” se “efektivët e policisë, ata që gjenden në rrugë dhe që kanë përballjen më të madhe me njerëzit nuk janë të trajnuar. Sigurisht që nuk kanë masa mbrojtëse dhe edhe nëse i kanë ato janë sende që janë të përdorura kaq gjatë prej tyre dhe sigurisht që nuk mund të mbahen përjetësisht.

Po ashtu, policia po punon me orar e pa orar, duke u përdorur në çdo skutë, rrugë, lagje ku nuk ka asnjë masë dezinfektimi e për pasojë policët gjithnjë gjenden të rrezikuar, duke u kthyer kështu një rrezik për njëri tjetrin dhe për familjet e tyre”. Po i njëjti burim saktësoi se në fakt janë marrë shumë pak masa për këtë sektor, i cili duhet me çdo kusht të merret në konsideratë përpara se sa të jetë vonë.

Në fakt, është lehtësisht e kuptueshme se ka raste që nëpër makina shihen edhe nga tre-katër punonjës policie bashkë, që rrinë pa distancën e duhur, që hyjnë nëpër turma njerëzish pa masat mbrojtëse etj, duke u kthyer kështu në persona të rrezikuar, ndërsa janë të detyruar të qëndrojnë shumë orë në rrugë për të mbajtur nën kontroll njerëzit eë papunë që të mos dalin nga banesat e tyre.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV