Albin Kurti: Thaçi më konfirmoi se ka marrëveshje të gatshme me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe aq më pak vetja. Mua më dhimbset më së pari populli dhe lënia e atij pa qeveri. Po lihet populli pa një qeveri që e ka votuar. Po doni ta lini popullin pa qeveri në një moment të rëndësishëm të përhapjes së koronavirusit.”

Ky është qëndrimi që Albin Kurti mbajti në Kuvend teksa po diskutohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së tij, të kërkuar nga ish-partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Populli e di që unë nuk e kam mbështetjen tuaj si pjesë të PAN-it dhe nuk e kam as mbështetjen e disa prej deputetëve të LDK-së. Por ju të gjithë e dini që unë e kam mbështetjen e popullit, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, “motori i këtij shkarkimi është pazari presidencial për shkëmbimin e territoreve”.

Albin Kurti deklaroi nga foltorja e Kuvendit se presidenti Hashim Thaçi i ka konfirmuar se ekziston marrëveshja e gatshme me Serbinë. Por ai theksoi se me të kryeministër nuk do të kishte marrëveshje për shkëmbim territoresh, duke ironizuar edhe zyrtarët amerikanë që kanë kundërshtuar qëndrimet e tij.

“Me mua kryeministër nuk ka marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbër dhe as të kuqe. Unë e di që marrëveshje të gatshme ka. Këtë ma ka konfirmuar edhe Presidenti në takim”, tha Kurti, duke shtuar se kërkesa për heqjen e taksës ndaj Serbisë kishte për qëllim daljen në publik të marrëveshjes së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV