Diaspora: Mjekët të japin këshilla në media, qytetarët të rrinë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Koordinues i Diasporës ka dhënë një deklaratë së fundmi ku kërkon marrjen e masave nga qeveria për të përballuar situatën e pandemisë së koronavirusit.

Ata ndër të tjera kërkuan që mjekëve t’u jepet më shumë hapësirë në media në mënyrë që t’i japin popullit mesazhe dhe këshilla sa më profesionale.

DEKLARATA E PLOTË:

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli Koordinues i Diasporës:
• I bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë që të tregoj maturinë e duhur në menaxhimin e kësaj situate të paprecedent.

• I bën thirrje qeverisë së Kosovës që të punoj në menaxhimin e kësaj situate tëvështirëduke anashkaluar dallimet politike. Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shtëpie në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale. Interesi kombëtar kërkon nga udhëheqësit politik maturi dhe pjekuri për të mirën e kombit.

• Fton qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që të përgatisin paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës. Gjithashtu fton këto qeveri që të komunikojnë dhe bashkëpunojnëmë shumë me bizneset në mënyrë që të bëhet e mundur puna e tyre në shërbim të konsumatorëve në të gjitha rastet kur kjo nuk sjell rrezikimin e shendetit të punëtorëve dhe konsumatorëve.

• Fton qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës që specialistëve të shëndetësisë t’u jepet më shumë hapësirë në media në mënyrëqë t’i japin popullit mesazhe profesionale për menaxhimin sa më lehtë tësituatës. Në vendet e zhvilluara ku ne jetojmë ekspertë të fushave të shëndetësisë dhe atyre sociale si dhe autoritetet lokale po luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetarët, gjë që nuk po e shohim sa duhet në vendlindje.

Lexo edhe :  Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

• Falenderon të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë në vendet tona dhe kudo ata ndodhen nëpër botë për kontributin shembullor në menaxhimin e kësaj situate. Inkurajon bashkëpunimin mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë kudo ndodhen dhe ndarjen e këshillaveprofesionale me komunitetet tona në diasporë në mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë sa më i lehtë për të gjithë.

• I bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritë në vendet ku jetojnë si e vetmja mënyrë për menaxhimine situatës.

• Fton të gjithë bashkatdhetarët që kanë pyetje rreth situatëstë kontaktojnë institucionet përgjegjëse në vendet ku jetojnë, ambasadat dhe konsullatat si dhe ne si Këshill Koordinues i Diasporës.

• Fton të gjithëshqiptarët kudo ndodhen të kenë kujdes dhe tapër krahim njëri-tjetrin në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë të paprecedent.

Të fundit

Fillon Operacioni “Frequent Wind” – Evakuimi dramatik i amerikanëve nga Saigoni

29 prill 1975 – Lufta e Vietnamit:  Më 29 prill 1975, ndërsa forcat e Vietnamit të Veriut përparonin drejt kryeqytetit...

Shiu ‘pushton’Tiranën, qytetarët kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë (Foto)

Në mënyrë krejt të papritur, moti ka “marrë kthesë” dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë. Në Tiranë, prej orësh po bie...

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike...

Lajme të tjera

Web TV