“Koronavirusi është ‘armiku’ publik numër një”, mesazhi i shefit të OBSH-së

epa06747281 Tedros Adhanom Ghebreyesus, director general of the World Health Organization (WHO), attends a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 May 2018. The WHO Director-General answered questions ahead of the World Health Assembly and following the meeting of an International Health Regulations Emergency Committee on Ebola in the Democratic Republic of the Congo. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD

Koronavirusi është “armiku publik numër një”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.

“Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, tha Ghebreyesus.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë mbi 20,000 njerëz në gjithë botën.

Shumica e vendeve të prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka paralajmëruar se botës do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia./rel