Tërmeti 7.5 në Rusi, pamjet që tregojnë panikun e njerëzve dhe lëkundjet e forta

Kurilet në Rusi janë një grup prej 56 ishujsh të shtrira në veri të oqeanin e Paqësor dhe ndonëse me nje territor prej 10,503.2 km2 ato banohen vetëm nga 19 mijë njerëz. Zonat e banaura janë kryesisht fshatra peshkatarësh me shtëpi të vogla dhe jo shumëkatëshe, e kjo është arsyeja përse nga tërmeti me magnitutë 7.5 që u regjistrua mëngjesin e sotëm nuk pati asnjë viktimë.

Por lëkundjet nuk u ndjenë të forta vetëm në Ishujt Kuril, por në të gjithë Azinë Lindore, si dhe në perëndim të SHBA-së.

Pamjet që shihni më poshtë janë regjistruar në zona të ndryshme, të cilat edhe pse nuk janë epiqendra e tërmetit, sërish janë lëkundur fort.

Menjëherë pas tërmetit, SHBA-të dhanë paralajmërim për Havain për mundësinë e goditjes nga një tsunami, por më pas paralajmërimi u tërhoq. Ndërkohë që në Japoni, territor pranë epiqendrës, nuk pati paralajmërim për tsunami.