Shifra alarmante në të gjithë botën, numri viktimave në Spanjë për pak ia kalon Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse të dhënat mund të duken mjaft të larta, maja rasteve të diagnostikuara nuk është arritur akoma. Të dhënat e siguruara dje nga Ministria e Shëndetësisë së Spanjës pasqyrojnë një rritje prej gati 20% të numrit të rasteve të reja në një ditë më shumë se 6.500 të diagnostikuara, duke arritur në 39.673 të konfirmuara që prej shpërthimit të tij. Rreth 18.300 njerëz janë shtruar në spital, nga të cilët 2.636 janë në terapi intensive. 2,699 njerëz kanë vdekur, 514 në vetëm 24 orë.

Numri i viktimave në Spanjë duket se janë duke kaluar dhe Kinën e cila regjistronë 3,281 vdekje që prej shpërthimit të koronavirusit. Kreu i Qendrës për Koordinimin e Emergjencave dhe Alarmeve të Shëndetit, Fernando Simón, sqaroi, duke iu referuar rasteve të raportuara, se këto raste janë diagnostikuar me “vonesë“, në disa raste midis 7 dhe 10 ditësh pasi janë infektuar, kështu që “imazhi që shohim tani është një reflektim i asaj që ndodhi disa ditë më parë, për sa i përket transmetimit. ” Pra, maja e diagnostikimeve të reja, sipas ekspertëve, do të arrijë së shpejti.

Italia është vendi me numrin më të lartë të viktimave 6820 ndërsa Kina është në vendin e dytë me 3277.Kina ka regjistruar vetëm 7 viktima në 24 orët të fundit, Franca me 1100, Irani me 1934 dhe SHBA me 685 janë ndër vendet më të prekura në botë.

Numri i pacienteve të konfirmuar pozitiv me koronavirusin, COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 400,000. Madje sipas të dhënave deri të martën në mbrëmje janë në total gjatë këtyre muajve 417,000 pacientë të infektuar, ndërsa numri i viktimave në mbarë botën ka shkuar në 18,650./Fjala.al

Të fundit

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas...

Durrës, 4-vjeçarja del nga deti “e mbuluar” nga nafta

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon...

Lajmi i mirë i ditës për tifozët e Milanit quhet… Maignan!

Mike Maignan do t’i qëndrojë besnik Milanit, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, veçanërisht drejt Chelseat. Trajneri Massimiliano...

Lajme të tjera

Web TV