Covid-19/Erdogani shtrëngon rripin: S’ka respiratorë për vendet e huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka filluar të shtrëngojë rradhët sa i përket eksportit të respiratorëve jashtë vendit.

Shteti turk ka vendosur që t’i mbajë ato për të plotësuar kërkesat e veta në luftën ndaj koronavirusit.

Megjithëse Turqia ka eksportuar deri dje materiale mjekësore, ku një ndër vendet blerëse ishte edhe Shqipëria, tashmë urdhri ka qenë i prerë; asnjë respirator jashtë vendit.

Vetë kryeministri Edi Rama theksoi dje se shteti shqiptar i bleu dje Turqisë pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor, ndërsa sot mbërritën nga Ankaraja edhe autoambulancat.

Turqia prodhon masivisht respiratorë, ventilatorë, tuba intubimi apo monitorë të kujdesit intensiv. Por, sipas ministres turke të Tregtisë Ruhsar Pekcan ato do të eksportohen vetëm me lejen e shtetit.

Turqia është një nga vendet e prekura nga koronavirusi ku deri më tani shënohen 59 viktima dhe 2 mijë e 433 të prekur.

Nuk është vetëm Turqia ajo që ka bllokuar eksportin ndaj materialeve mjekësore por edhe vendet e BE-së. Për këtë arsye, krerët e Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor i bënë thirrje Brukselit të lehtësojë masat për vendet e këtij rajoni dhe të zhbllokojë eksportet e pajisjeve shëndetësore përfshi dhe respiratorët.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV