Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi, Covid-19, në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një paciente 71-vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid-19.
71-vjeçarja nga Tirana kishte shtatë ditë e shtruar në Spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respiratore). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja që kishte sëmundje shoqëruese hipertensionin, nuk mundi të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe iu bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./Fjala.al