“Koronavirusi armik i përbashkët”, SHBA-të dhe Kina bëhen bashkë për ta luftuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një videokonferencë të pashembullt të ministrave të jashtëm të G7-ës, udhëheqësit botërorë po zotohen të punojnë së bashku për të luftuar epideminë koronavirusit. Shtetet e Bashkuara thonë se janë të gatshme të punojnë me Kinën për t’i dhënë fund pandemisë globale dhe për të ripërtëritur ekonominë botërore. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Nike Ching, disa analistë janë mosbesues lidhur me aftësinë e dy vendeve për të bashkëpunuar në luftën kundër pandemisë globale.

Rrugët dhe objektet popullore në gjithë botën janë të zbrazëta për shkak të kufizimeve mes epidemisë së virusit COVID-19.

Përveç Kinës, Italia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë mes vendeve të G-7-ës më të goditura nga virusi vdekjeprurës.

Në një videokonferencë të mërkurën, ministrat e jashtëm të G-7ës u zotuan të bashkëpunojnë për të luftuar pandeminë globale. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo theksoi vullnetin e Uashingtonit për të punuar me Pekinin.

“Kjo është një pandemi globale; është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me çdo vend, përfshirë Kinën, për të shpëtuar sa më shumë njerëz, për të mbajtur sa më shumë njerëz të shëndetshëm dhe për të ripërtëritur ekonomitë tona që janë goditur rëndë nga virusi i Wuhan-it”, tha Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Kina ka punuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të saj dhe ka dërguar paisje mjekësore në vende të tjera si Italia, një lëvizje që po shihet si përpjekje për të zhvendosur Shtetet e Bashkuara si fuqi globale.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin në rënie, shumë përpara pandemisë. Analistët thonë se kriza botërore vetëm i ka keqësuar marrëdhëniet.

Drew Thompson i Universitetit Kombëtar të Singaporit, foli me Zërin e Amerikës me Skype.

Lexo edhe :  Peshkaqeni sulmon një krokodil në plazh, ngjarja tronditëse arrin 8 milionë shikime

“Kërcënimet për embargo të eksportimit të paisjeve mjekësore nga Kina në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ato mbrojtëse dhe polemikat mes zyrtarëve të qeverive lidhur me origjinën kombëtare të virusit, tregon se ndoshta marrëdhëniet dypalëshe do të keqësohen edhe më shumë dhe tensionet ka gjasa që të vazhdojnë dhe mbase të bien edhe më poshtë”, thotë ai.

Megjithëse ministrat e jashtëm të G-7-ës nuk nxorrën një deklaratë të përbashkët, për shkak të mendimeve të kundërta për ta quajtur ose jo koronavirusin si “virusin e Wuhanit”, vendet anëtare u angazhuan të punojnë së bashku për zbulimin e një vaksine, për të kthyer në vendet e tyre qytetarët e bllokuar dhe për të mbrojtur ekonominë globale./voa

Të fundit

SPAK bën bilancin 236 persona në burg: Krimi i organizuar zë 30.84% të masave të sigurisë

Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg”...

Media e njohur gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit. Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin...

Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tiji, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula, për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katrorë, që iu sekuestrua si pronë...

Nietzsche, “vdekja e Zotit” dhe morali

Nga Kaon Serjani Ka shumë arsye pse dikush do të nxitej të ndërmarrë një hulumtim mbi idetë filozofike të mendimtarit gjerman Friedrich Nietzsche (1844–1900). Para...

Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin

Ky ilustrim edhe me foto është vetëm për votuesit nga jashtë, sidomos për ata që u është refuzuar më parë PER. Nëpërmjet postimit në...

Lajme të tjera

Web TV