Pavarësisht COVID-19, volumi i mallrave me rrugë detare u rrit me 14,6% në shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Volumi i transportit të mallrave nga toka deti dhe ajri është rritur gjatë muajit shkurt 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin shkurt 2020 është 360 mijë tonë, duke u rritur 14,6 %, krahasuar me shkurt 2019.

Në dymujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 688,9 mijë tonë, duke u rritur me 12,5 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Të dhënat statistikore tregojnë, se edhe volumi i mallrave të transportuara me rrugë hekurudhore në muajin shkurt 2020 shënoi rritje.

Me rrugë hekurudhore  u transportuan 3,0 milion tonë-kilometër mallra, duke u rritur me 5,7 %, krahasuar me shkurt 2019.

Në dymujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 6,0 milion tonë-kilometër, duke u rritur me 16,9 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Në muajin shkurt 2020, dinamikë pozitive shënoi edhe volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore, që  sipas INSTAT shënoi 178,8 ton mallra, duke u rritur me 7,1 %, në krahasim me shkurt 2019.

Për periudhën e dymujorit të parë të 2020, me rrugë ajrore janë transportuar 355,9 tonë mallra duke u ulur 2,5 %, krahasuar me dymujorin e parë të 2019.

Në kushtet e situatës COVID-19, Instituti i Statistikave të Shqipërisë bën të ditur se, mbetet i përkushtuar në ndjekjen e misionit të tij, t’u siguruar përdoruesve informacionin e nevojshëm. INSTAT vijon publikimin e të dhënave që konsiderohen të domosdoshme për funksionimin e duhur të ekonomisë, shoqërisë dhe qeverisë shqiptare.

Të fundit

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV