130 € pagë për 3 muaj kush humbet punën gjatë pandemisë, ja paketa e qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka bërë njoftimin se në këtë periudhë krize do mbështetet sektori privat.

Mësohet se Ministria e Financave në Kosovë ka marrë sot disa vendime të rëndësishme për të gjithë qytetarët që do humbasin vendin e punës gjatë periudhës së COVID-19.

Qeveria ka ndarë një fond edhe për ata që mund të humbin punën nga mbyllja e bizneseve dhe efektit që ka sjellë në ekonomi kjo pandemi. Mësohet se të gjithë ata që do humbasin punën do marrin një pagë prej 130 € për 3 muaj.

“Në këtë situatë mund të ketë ndërmarrje që nuk mund ta evitojnë largimin e një pjese të punëtorëve nga puna. Për ata punëmarrës që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e një asistence mujore në masën e 130 euro për 3 muajt e ardhshëm. Maksimumi i shumës së alokuar në këtë masë do të jetë 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kosova deri tani ka 86 të infektuar dhe 1 pacientë është shëruar. Me personave të prekur nga virusi janë dhe disa fëmijë.