Banorët ngrihen në protestë. Shitësja nuk jep më me listë: Më kanë bllokuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti rom dhe egjyptian në Elbasan është ngritur sot në protestë pasi respektimi i thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi, si një masë për tu mbrojtu nga kovid 19-të  u ka krijuar vështirësi në sigurimin e mbijetesës.

Pjesa dërrmuese e komunitetit rom dhe egjyptian e sigurojnë mbijetesën duke mbledhur mbetje të riciklueshme, ose duke tregtuar. Mbyllja në shtëpi ka bërë që të mos kenë burim tjetër mbijetese. Në këto kushte kryefamiljarë dhe të moshuar kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal, pasi sipas tyre rrezikojnë të vdesin nga uria, pasi edhe ushqimoret refuzojnë tu japin ushqim me listë.

“Nuk kemi asgjë për shtëpi, as detergjent asgjë, as buke”, shprehet një prej tyre.

Shitësja e lagjes konfirmon faktin se prej ditës së djeshme ka ndërmarrë aktin e rëndë të mos japë më ushqime me listë, pasi është drejt falimentimit. Gruaja thotë se borxhi i pambledhur është i pallogaritshëm, ndërsa thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përballë situatës së krijuar.

“Banorët më kanë bllokuar, vetëm me lista, nuk jap dot më”, shprehet ajo.

Sot në Elbasan kanë protestuar edhe banorët e lagjes NSHU dhe pranë stacionit të trenit. Edhe apeli i tyre është i njëjtë, nuk kanë bukë për fëmijët, ndaj e kanë të pamundur të qëndrojnë brenda.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe bashkia Elbasan, nëpërmjet shefit të emergjencave Tauland Sinani. Ky i fundit ka theksuar se pushteti lokal ka shpërndarë 450 pako ushqimore vetëm  për komunitetin rom dhe egjyptian , ndërsa shton se lagjia e radhës që do të marrë vëmendje është ajo NSHU.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV