Koronavirusi vret mbi 25 mijë njerëz në të gjithë botën, 558 mijë të prekur

Koronavirusi është duke vrarë njerëz në mbarë botën që pas shpërthimit të saj në nëntorin e vitit të kaluar në Kinë.

Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 25 262 viktima ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 558 mijë.

Shteti me më shumë të prekur nga virusi është SHBA, ndërsa numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi e ka Italia, pasuar nga Spanja e Kina.