“Pagesa për punonjësit që do mbeten papunë do bëhet direkt në llogarinë e tyre”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka sqaruar sot paketën ekonomike të qeverisë dhe se si do kryhet pagesa për punoniëst që mbeten pa punë. E ftuar sot në emisionin “Ekopolitikë”, Denaj tha se  të gjithë do marrin pagesë në llogarinë e tyre bankare.

“Të hënën dhe të martën ne do të komunikojmë në mënyrë masive si do të plotësohet formulari që mos ketë shqetësime për këtë. Dhjetëditëshi i parë është afati kohë që i lejohet të gjithë bizneseve për këtë deklarim të punonjësve të tyre, qoftë ato me pagë zero, qoftë ata me pagë të deklaruar për të arritur deri tek numrat e llogarisë.

Kuptohet që nëse 32100 nuk kanë deklaruar numrin e llogarisë do të duhet ta deklarojnë numrin e llogarisë, pasi kjo pagesë do të shkojë direkt në llogaritë e tyre bankare. Nuk do ti jepet biznesve, por do ti jepet direkt çdo personi që bën pjesë në këtë grup prej 60421.

Ky dhjetëditsh është i nevojshëm për të parë dy elementë: E para është në këtë fashë kategorie që përmendën pak më parë? Është i mbyllur dhe kush është numri i llogarisë?

Në mënyrë që pas datës 10 gjithë ky proces, që ndodh paralelisht dhe administrata tatimore i ka të dhënat dhe i kryqëzon të dhënat me ato që sjellin bizneset do të kenë mundësinë që në ditët në vijim me një lëvizje automatike të transkasionit nga llogaria e thesarit te llogaria individuale për pagat e deklaruara të bëhen transfertat. Kjo do të jetë pagesë e muajit prill, nuk është e muajit mars”, u shpreh Denaj.

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV