Unë jam kundër kësaj paçavureje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Editorial nga C.B

S’jam mjek dhe as kam dashur të jem ndonjëherë, por mendja më thotë që i kemi hipur kalit mbrapsht. Çdo ditë që biznesi qëndron i izoluar është e barasvlershëm me një muaj i shkuar dëm i të ardhmes së fëmijëve tanë.

Gjasme po ruajmë të moshuarit, por po marrim peng të ardhmen e fëmijëve. Normale që OBSH dhe mjeket thonë që rrini në shtëpi se atë detyrë kanë ata, por liderët kanë për detyre t’i shohin gjërat në “makro”.

Kjo zgjedhje që Rama, Merkel, Trump etj; të bëjnë siç thonë mjekët është SHAH MAT. Do kemi pasoja katastrofike për të ardhmen dhe nëse s’më besoni ja do e shikoni për maksimumi për 3 javë.

Shihni se 50 % do humbasin vendet e punës, 50 % e të tjerëve do ju përgjysmohen pagat dhe do krijohet një kaos që as policia e Veliut, as policia e Lalit dhe as ushtria e Oltës s’do e menaxhojë dot më.

Jepini fund kësaj maskarade sa nuk është vonë. Zgjidhje ka në dy mënyra;

1) Të izolojmë të tërë të moshuarit dhe të sëmurë kronike dhe të tjerët të punojnë, të shkojnë në shkollë fëmijët si dhe t’ju çojnë ushqim derisa të gjendet kura ose vaksina.

2) Te testohen të gjithë dhe të behet karantinimi i tyre dhe të tjerët të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Në të kundërt shumë shpejt do shkojmë në katastrofë humanitare, njerëzit do dalin të vjedhin, vrasin për copën e bukës.

E di që shumë veta do më gjykojnë me këtë arsyetim por këtu do jemi dhe do e shohim si do shkojë puna. Sa për spitalet të gjithë e dimë që kemi mjekë të mirë, por s’kemi sistem shëndetësor. Të gjithëve na ka ndodh që kur jemi bërë për ndërhyrje të vështira kemi shkuar ose jashtë shtetit ose tek privati….

Të fundit

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Lajme të tjera

Web TV