MEPJ jep lajmin e mirë për shqiptarët në Kroaci, ndiqni këto udhëzime dhe nuk do të penalizoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme jep lajmin e mirë për shqiptarët që ndodhen në Kroaci. Shqiptarët që nuk mund të kthehen në Shqipëri për shkak të situatës së koronavirusit, Covid-19, nuk do të penalizohen.

E vetmja gjë që duhet të bëjënë është të telefonojnë Rajonin Policor kroat të zonës së tyre dhe të njoftojnë pamundësinë për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të shmangën problemet në pikat kufitare kur të kthehen në Shqipëri.


Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kroaci.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kroaci dhe që janë të detyruar të tejkalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19, se nuk do të penalizohen.

Megjithatë, autoritetet kroate udhëzojnë shtetasit e huaj që të kontaktojnë (vetëm) me telefon Rajonin e Policisë kroat, në zonën e tyre të rezidencës për t’i njoftuar rreth pamundesisë për tu larguar nga territori kroat. Në këtë mënyrë do të shmangen probleme të mundshme në pikat kufitare në momentin kur shtetasit e huaj do të kthehen në vendet e tyre.

Të fundit

Shqipëria pushtohet nga zjarret/ 50 vatra në 24 orë, ku paraqitet situata më problematike

Shqipëria është rrethuar nga zjarret nga veriu në jug. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me përditësimete fundit lidhur me...

“Vorbulla zjarri” përfshijnë Spanjën, flakët kërcënojnë parkun e mbrojtur nga UNESCO

Nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta kanë shkaktuar "vorbulla zjarri" të fuqishme, ndërsa flakët kanë përfshirë disa shtëpi dhe kanë detyruar evakuimin e qindra personave pranë...

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re, pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë...

Me not nga Maroku drejt Ceuta, autoritetet në alarm për sistemet e pritjes së emigrantëve

Rreth 100 persona, përfshirë disa fëmijë, rrezikuan jetën mëngjesin e së shtunës duke u përpjekur të notonin nga Maroku drejt Ceuta, enklavës afrikane në...

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë...

Lajme të tjera

Web TV