Prangoset ‘Tur Labi’, kush është vlonjati, rival i Lul Berishës?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Paraditen e sotme Policia e Shtetit bëri me dije me anë të një komunikate se kishte mundur të kryente një arrestim të bujshëm. Në fakt është arrestuar një prej emrave më të njohur të trafikut ndërkombëtar të drogës në të gjithë Europën. Kështu të paktën e kanë konsideruar jo vetëm mediat tona, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe drejtësinë italiane që edhe e ka shpallur në kërkim prej 14 vitesh.

Quhet Artur Vaqo dhe është 46 vjeç. Është nga Vlora por jeton në Durrës dhe, ndër të tjera, njihet si miku ia kapove të krimit vendas. Policia ka treguar se arrestimi është bërë në bashëkpunim mes Policisë së Durrësit dhe Interpol Tiranës pasi Vaqo ishte i shumëkërkuar i Italisë. Në fakt, mediat italiane e kanë pasqyruar që mbrëmë arrestimin e Vaqos, pasi si duket policia jonë delegon informacion para tek italianët se sa tek mediat shqiptare. Po kush është Artur Vaqo, lidhjet e tij me emrat e njohur të Durrësit dhe arrestimet e shumta, por që Vaqo rezultonte i lirë?

Policia jonë

Sot u bë me dije se një 46-vjeçar nga Durrësi është vënë në prangat e policisë për llogari të drejtësisë italiane. Burime zyrtare të policisë thanë se 46-vjecari Artur Vaqo, është dënuar nga gjykata e Torinos me 13 vite burgim me akuzën Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike”si dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë kuadër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Torinos, këtë shtetas e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”.

Lexo edhe :  Përplasje me Ramën? Rroshi fushatë për të djathtën në Kavajë

‘Tur Labi’

Emri i Artur Vaqos ka dalë në skenë që në vitet 2001 në kohën kur policia dhe prokuroria italiane hetonin një grup të fuqishëm të trafikut të drogës që drejtohej nga një i ri nga Vlora. Në grup, aso kohe, bënin pjesë edhe emra të njohur të Durrësit dhe të Vlorës ndërkohë që u tha se grupi u godit herë pas here.

Në vitin 2010, Zëri i Amerikës në një artikull që daton fundin e shkurtit bën me dije arrestimin e tre emrav etë njohur të botës së krimit. “Në Shqipëri policia arrestoi sot tre eksponentë të botës së krimit dhe trafikut të drogës. Arrestimi është bërë në orët e para të mëngjesit ku janë vënë në pranga Gëzim Salillari, Ilir Sukaj dhe Artur Vaqo. Për të tre që në shkurt të vitit 2001 autoritetet e Drejtësisë italiane kishin dhënë urdhërin e arrestit si pjestar të një klani të fuqishëm mafioz i shtrirë dhe në Gjermani. Kreu i klanit konsiderohej Vaqo, ndërsa në Shqipëri emri më i njohur është i Salillarit ose siç quhej ndryshe Gëzimi i Kashtës, pronar i një lokali në zonën e residencave qeveritare në Durrës”.

I njohur me nofkën ‘Tur Labi’, nofkë që doli nga përgjimet e italianëve, mësohet se i arrestuari i djeshëm lëvizte aso kohe me identitet të rreme me emrin e Bujar Bitrit. Policia i arrestoi e madje aso kohe u konsideruan si një grup i fuqishëm që vepronin kundër Lulzim Berishës. Më vonë, Tur Labi, u tah se madje dëshmoi edhe në gjyqin kundër Bandës së Lushnjës për vrasjen e Marsel Sotirit. Emri i tij doli në skenë edhe në vitin 2013, kur në një atentat ra një nga emrat e njohur të biznesit durrsak, Plarent Cani, po asnjëherë nuk u bë me dije se si doli i lirë vlonjati i dënuar nga Italia që në vitin 2006.

Referuar mediave italiane të cilat kanë shkruar për arrestimin e djeshëm të të kërkuarit të tyre bëhet me dije se ndaj tioj ka ekzistuar gjithnjë urdhër-arrest ndërkombëtar, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në kohën e karantinës që ka izoluar thuajse gjithë Europën.

Të fundit

Robert de Niro do të nderohet me “Palmën e Artë” të karrierës

Dy herë fitues i çmimit “Oskarit”, aktori Robert De Niro, i konsideruar si një nga më të mirët në...

Ed Sheeran surprizon fansat në rrugët e Londrës me një koncert akustik të papritur

Ed Sheeran ka befasuar sërish fansat e tij, duke dalë në rrugët e Londrës për të interpretuar disa nga hitet më të mëdha të...

Zbardhen bisedat e fundit, nëna e palestinezes Rayan Alwan do të vijë në Shqipëri

Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banesën e marrë me qira në Tiranë....

Basha: Paratë e shqiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore. Në fjalën e tij, Basha...

Rama: Në 5 vitet e ardhshme do rikthehen hekurudhat në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me tarifat e shpallura nga Donald Trump. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefen e politikës...

Lajme të tjera

Web TV