Rritja e borxhit dhe shkurtimi i investimeve publike për t’u përballuar situata ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rilind Ademi

Efektet e pandemisë në ekonomi dhe masat që duhet të ndërmerren!
Tani më kur e gjithë bota është prekur nga virusi Covid-19 dhe kjo ka përcjellë impulse negative në ekonomi, patjetër se të institucionet relevante dhe qeveritë e të gjitha shteteve po mendojnë se cilat janë masat e duhura që kjo pandemi të prekë sa më pak ekonominë e vendit dhe kjo të menaxhohet me mekanizmat e duhura.

Është për tu pranuar fakti se është i prekur aktiviteti ekonomik i sektorit real dhe kjo si pasojë po sjell efekte negative në buxhetin kombëtar dhe në ecurinë ekonomike të përgjithshme.

Çfarë duhet të bëhet në këto raste?
Shteti nëpërmjet politikave fiskale përpos disa funksioneve që ka, gjithashtu ka edhe funksionin stabilizues, me të cilin funksion shteti përpiqet të stabilizojë ekonominë kur gjendet në cikle negative e në periudha të vështira.
Kombinimi i masave monetare dhe fiskale mund të vihen në funksion për stabilizimin dhe rritjen e kërkesës agregate, e kjo me një ekspansion monetar dhe fiskal.

Shteti me ekonomi më të fuqishme, SHBA dhe Presidenti Trump deklaron pa asnjë ekuivokë se “mënyra më e mirë, më e thjeshtë dhe më direkte e ndihmës është dërgimi i parave në xhepat e amerikanëve”. Kjo është mënyra dhe mundësia e tanishme, që të paktën të kenë mundësi të konsumojnë për të mbajtur qoftë edhe minimalisht të ndezur motorët e ekonomisë.

Po ashtu edhe shtetet e Bashkimit Europian në kuadër të welfare-state mundohen të krijojnë paketa financiare për mbështetje të kategorive sociale dhe mbështetje të likuiditetit tek bizneset. Propozimet e tyre për këtë financim të likuiditetit janë nëpërmjet një emetimi të “euroobligacionit koronavirus” të mbështetur nga të gjitha shtetet e BE-së.
Edhe Maqedonia pothuajse po ndjek të njejtat hapa në lirimin e likuiditeteve nga ana e autoritetit monetar dhe nga ana tjetër një rritje të shpenzimeve buxhetor në kategoritë më të prekura nga pandemia.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Prej nga do vijë kjo rritje e shpenzimeve buxhetore?
Shikuar modelet e vendeve të zhvilluar për stimul të konsumit me qëllim të stabilizimit dhe rritjes së kërkesës agregate, përgjigja momentale gjendet në rialokimin e mjeteve financiare nga investimet publike drejt kategorive më në nevojë për momentin dhe gjithashtu nga ana tjetër një rritje e borxhit publik për të mbuluar ato shpenzime buxhetore.

*Autori është profesor universitar i ekonomisë në Universitetin “Nënë Tereza”

Të fundit

‘Verë’ e parakohshme në Shqipëri, ja kur do të rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia Tanja Podja ka zbuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do...

Saranda fiton Çmimin Bronze “Green Destinations” në ITB Berlin

Pas një angazhimi të gjatë në vlerësimin e më shumë se 100 kritereve të qëndrueshmërisë dhe një auditi të pavarur në terren, Saranda është...

Rama ‘thumbon’ koalicionin e Berishës/ Kujtim Gjuzi, simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’

Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin e Sali Berishës me Metën dhe 24 parti të tjera. “Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë madhështore. Ne nuk...

Media zvicerane ”Blick”: Shqipëria, në kulmin e saj turistik

Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më së shumti, por kur bëhet...

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ushqyesit më të nevojshëm gjatë agjërimit

Çdo vit, besimtarët mbajnë agjërim që nga agimi deri në perëndim të diellit për 29 ose 30 ditë, një ritual përkushtimi ndaj Zotit. Në këtë...

Lajme të tjera

Web TV