Shtohen të infektuarit në Vaun e Dejës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të infektuarit me covid-19 në Vaun e Dejës janë shtuar, pasi sot u konfirmua me virus edhe nëna e të prekurit të pare. Ky konstatim e ka çuar në 3 numrin e të infektuarve të së njëjtës familje. Një ditë më parë ka rezultuar me koronavirus dhe kunata e 35 vjeçarit. Kjo është një famije e madhe me 5 djem.
Tre prej tyre përfshi dhe 35 vjeçarin jetojnë me familjet e tyre në një shtëpi private me kate të ndara.
I infektuari i parë jeton me nënën që sot u konfirmua si pozitive, me bashkëshorten që një ditë më parë rezultoi negative dhe me fëmijët e tyre.
Po anëtarëve të tjerë të familjes nuk ju është marrë analiza dhe për pasojë ata kanë denoncuar në ABC News dhe kanë rrëfyer se as fëmijëve të të prekurit nuk i është marrë tamponi.
Ndërsa theksojnë se nuk i është marrë analiza as nipit të tij që i ka bërë frymëmarrje artificiale kur ende nuk ishte i konfirmuar me koronavirus.
Abcnews denoncon faktin se 35 vjeçari rreth 8 ditë më parë, është vizituar në spitalin e Shkodrës dhe ka pasur kontakt me personelin shëndetësor dhe as këtyre të fundit nuk ju është bërë analiza. Ndaj familjarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga strukturat e larta shëndetësore dhe sa më shpejt t’ju merret tamponi familjarëve të 35-vjeçarit

Të fundit

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Lajme të tjera

Web TV