T’i fshihemi virusit apo të rihapim ekonominë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ermal Hasimja

Izolimi total niset nga presupozimi se virusi do të zhduket pas një periudhe të shkurtër përpara se ekonomia të kolapsojë totalisht. Unë personalisht mendoj se nuk është zgjidhja e duhur.

Së pari, vetëm një izolim 100% dhe afatgjatë do të mundësojë zhdukjen e virusit. Nëse qarkullimi lejohet pjesërisht pas një periudhe të caktuar epidemia mund të rishpërthejë aty ku e ka lënë. Qarkullimi do të lejohet pashmangshmërisht sepse njerësit nuk mund të jetojnë me kurajo, por me punë dhe të ardhura. Duke patur parasysh se mundësitë e qeverisë për financim të vendit në kushte izolimi janë tepër të kufizuara e vetmja mundësi mbetet rivënia në funksionim e ekonomisë duke respektuar kushtet e nevojshme mbrojtëse.

Pavarësisht qëndrimit tim konstant kritik ndaj kësaj qeverie dhe cdo qeverie tjetër, kësaj rradhe përgjegjësia e saj është 0. Asnjë vend nuk kishte parashikuar një situatë të tillë. Të kujtojmë se plot viruse të tjera janë zhdukur përpara se të hyjnë në Evropë ose me dëme shumë të vogla: SARS, MERS, ZIKA, gripi i shpendëve, ebola, etj. Nuk mund të pritej që të kishim sistem më të mirë shëndetësor e ekonomik më të fortë se Italia apo Spanja që janë aktualisht në krizë shëndetësore.

Zgjedhja e vështirë do të jetë mes dëmeve pak a shumë të llogaritshme që mund të shkaktojë epidemia dhe dëmeve të papërfytyrueshme që do të shkaktojë bllokimi i ekonomisë. Shtrimi i dilemës tingëllon natyrisht moralisht revoltues për shumëkënd. Mirëpo realisht dilema është a duam të rrezikojmë nga virusi duke u mbrojtur apo të kthehemi në ekonominë e mesjetës. Nëse Covid19 prek fatalisht 3-4% të popullsisë, uria na rrezikon të gjithëve.

Nuk është e çuditshme që pikëpamja e izolimit të mbrohet nga shteti dhe administrata. Së pari sepse politikanët marrin vendime nisur nga kalkulimi i votave. Qeveria mund të mendojë se statistika si ato të Italisë do të ndikonin te vota e ardhshme. Gjithashtu, ndryshe nga sektori privat, administrata publike i ka të ardhurat e garantuara, pikërisht në kurriz të tatimeve që paguan sektori privat. Por në plan afat-mesëm edhe shteti do ta ketë të pamundur të mbajë veten nëse sektori privat bie.
Për më tepër sektori privat ka arkitekturën e një ngrehine të ndërvarur. Nëse bie një nënsektor, rrezikon rënien e gjithë ndërtesa.

Lexo edhe :  Balla thumbon Berishën: I respektoj të moshuarit, po merreni e mbylleni në shtëpi

Disa vende po konsiderojnë sot rivënien në funksionim të ekonomisë. Anglia e nisi këtë rrugë, por u kthyer për të shmangur pasqyrimin e pasojave emocionale në votë. Suedia duket se po ndjek rrugën e mbajtjes së ekonomisë në funksionim të plotë, duke kërkuara ndërkohë nga qytetarët të mbajnë distancë fizike. Amerika po jep sinjale se do të detyrohet të ecë në të njëjtën rrugë. Me shumë gjasa, pavarësisht vendimeve që do të marrim politikisht këto ditë, Shqipëria do të detyrohet të rihapë ekonominë.

Është e qartë se qeveria shqiptare mund t’i frikësohet pasojave emocionale që do të shkaktonte lehtësimi i qarkullimit. Mirëpo qeveria duhet të ketë parasysh gjithashtu se pasojat e jetesës pa të ardhura do të jenë shumë herë më të mëdha.

Virusi nuk zhduket me izolim. Edhe nëse do të zhdukej në Shqipëri do të ketë gjithmonë një udhëtar nga një vend tjetër për ta risjellë tek ne. Këtu nuk është çështja për t’u revoltuar, por për të arsyetuar. Epidemia është fakt i jetës, njësoj si tërmeti. Nuk i bëhet vonë për revoltimin tonë. Ne duhet të mendojmë se cfarë mund të bëjmë për ta përballuar, jo për t’iu fshehur tani që të na rigjejë sapo të nxjerrim kokën.

Qeveria duhet të gjejë guximin për të arsyetuar dhe bërë bilancin mes këtyre dy mënyrave kryesore të përballimit të krizës. Asnjëra prej dy zgjedhjeve nuk do të jetë pa pasoja. Nevojitet guxim politik dhe gjakftohtësi për të marrë vendimin e duhur duke u shpjeguar qytetarëve arsyet e plota.

Të fundit

Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në Tiranës kemi rreth 17...

“Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me një tragjedi është regjistruar së fundmi në zonën e Paskuqanit, Tiranë. Përmes një njoftimi...

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe...

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit. Policia thotë se një operacion është...

“Luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë,...

Lajme të tjera

Web TV