“Sonte dua të flas me ju si kryeministër”/Albin Kurti ka një thirrje ndaj Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë në dorëheqje Albin Kurti, i është drejtuar shqiptarëve të Kosovës me një video-mesazh duke iu kërkuar durim dhe vetëdisiplinë për përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.

“Kjo nuk do të thotë që kjo nuk është situatë serioze, në fakt është situata më serioze që kemi pasur që nga lufta e fundit para më shumë se dy dekada. Sonte dua të flas me ju si kryeministër i vendit, që ju më keni zgjedhur me votat e juaja. Si popull jemi testuar shpesh herë se sa të fortë jemi përballë armiqve të dukshëm të padukshëm, por edhe sa të unifikuar jemi përpara sfidave të përbashkëta”, thekson Kurti.

Albin Kurti  shprehet se koronavirusi është duke testuar shtetin e Kosovës dhe gjithë njerëzimin.

“Secili nga ne, të gjitha së bashku duhet të përgatitemi për atë që na pret javëve dhe ditëve në vazhdim. Është e vërtetë që jeta e secilit prej nesh ka ndryshuar, por po bëjmë gjithçka që të mbrojmë më të dashurit tanë. S’ka dyshim që ky virus ka prekur jo vetëm shëndetin tonë trupor, por edhe shëndetin e ekonomisë sonë. Në botë tashmë ka një ngadalësim ekonomik. Për shkak të virusi korona, prandaj duhet të përgatitemi si shoqëri për atë që po vjen. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë krizë është kur ne marrim përgjegjësitë si që na takojnë si individë, të kujdesemi për veten, njëri-tjetrin dhe shoqërinë”, shtoi Kurti.

Sipas Albin Kurtit, izolimi është masa e vetme për të përballuar koronavirusin.

“Dhe punëtorët shëndetësorë që të shpëtojnë jetë. Izolimi është masa e vetme që bota ka për virusin, në mungesë të vaksinës. Edhe pse po jetojmë të ndarë, së brendshmi dhe së jashtmi, kurrë më parë nuk kemi qenë kaq të vëmendshëm ndaj vuajtjes së tjetrit, ndaj vuajtjes tjetër kund. Të gjithë kemi familjarë edhe jashtë vendit, apo në qytete e fshatra më larg. Kësokohe nuk na lejohet të udhëtojmë, e na merr malli më shumë.Por mbi të gjitha kjo po ndodhë sepse sot vuajtja e të gjithëve në gjithë botën, është e përbashkët, qofshim të pasur a të varfër, si individë apo si shtet”, theksoi Kurti.

Lexo edhe :  Vrau 3 civilë shqiptarë, Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vjet burg Millosh Plleskoviç

Sipas Kurtit Covid-19 po na mëson ta ushtrojmë sërish ndjenjën e të qenit bashkë.

“Fatmirësisht, ne i kemi marrë masat kufizuese shumë më parë se vendet që sot po pëson më së shumti nga ky virus. Punën e organizuam mirë, përmes ministrive përkatëse, institucioneve qeveritare e shkencore dhe komisioneve që ndërtuam posaçërisht për këtë pandemi. Ne e pamë shpërndarjen dhe menaxhimin e situatës në kohën e duhur dhe kjo u harmonizua me rrallimin ose ndalimin e qarkullimit të njerëzve nëpër kufij. Prandaj gjendja është nën kontroll dhe sot na shtohet edhe besimi te zhvillimi i mjekësisë”, tha Kurti.

Të fundit

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Lajme të tjera

Web TV