Vdes nga koronavirusi, ish-ministri francez

Ish-ministri Patrick Devedjiani ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me Covid-19, ndërsa mbahej nën vëzhgim nga mjekët  por ai nuk ia ka dalë dot të mposhtë koronavirusin.

Devedjiani ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke u bërë zyrtari i parë francez që humb jetën nga Covid-19.