COVID-19/ Rusia mbyll kufijtë, 1500 të infektuar dhe 8 persona kanë humbur jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Rusia, nga sot, ka mbyllur kufijtë, ndërsa kryeqyteti Moska i ka urdhëruar 12 milionë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi.

Ata do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqime ose barna në dyqanet më të afërta, për punë, për trajtim mjekësor ose nevoja të tjera urgjente.

“Gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, do të vazhdojmë të forcojmë kontrollin, ashtu siç është e nevojshme në këtë situatë”, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

Sipas autoriteteve ruse, mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë apo drejtuesit e kamionëve të mallrave.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka kaluar 1,500, ndërsa tetë pacientë kanë humbur jetën.

Qyteti më i prekur është Moska, me mbi 1,000 të infektuar.

Zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se një rritje e mprehtë e numrit të rasteve në këtë vend pritet në ditët në vijim, për shkak të testimeve të zgjeruara në Moskë.

Autoritetet në Moskë gjithashtu kanë mbyllur qendrat tregtare, restorantet dhe parqet e mëdha nga 28 marsi, për së paku një javë. /rel

Të fundit

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale...

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Lajme të tjera

Web TV