Gazetari Endri Xhafo i ka dalë në krah kryeministrit Edi Rama teksa shprehet se ndaj kreut të qeverisë ka plasur një xhelozi e madhe pas vëmendjes që ka tërhequr në mediat italiane vendimi për të dërguar 30 mjekë.
Por, sipas Xhafos, kjo xhelozi është e pabazë sepse Rama i ka rritur piacën shqiptarëve me gjestin e tij, “njësoj si me rastin e Charlie Hebdo, kur doli rrugëve të Parisit me përfaqësuesit e besimeve fetare krah për krah, me 3 lapsa në xhep në vend të shamisë, blu, i bardhë, i kuq”.
Reagimi
Ka plas një xhelozi dhe një inat për këtë punën e 30 mjekëve në Itali, tipike shqiptare! E para njëherë, Rama na e ka ngrit piacën kaq lart me këtë histori, sa veç me qenë nihilist mos me e pranu (njësoj si me rastin e Charlie Hebdo, kur doli rrugëve të Parisit me përfaqësuesit e besimeve fetare krah për krah, me 3 lapsa në xhep në vend të shamisë, blu, i bardhë, i kuq). Pastaj mos harroni, edhe kur flitet për Edi Ramën, flitet jo për individin, po për kryeministrin e Shqipërisë, pra, për shqiptarët! Dhe, e fundit, kur të vinë zgjedhjet, ne do votojmë prapë, jo italianët. Kështu që lërini këto xhelozira idiote, vetëm pse i shkoi Ramës në mendje, sepse Rama thjesht konkretizoi me vepra gjithë atë ndjenjë solidariteti të përligjur të shqiptarëve ndaj italianëve, derdhur pa kursim në fejsbuk. Njeriu më i keq është mosmirënjohësi! Ne nuk mund të jemi të tillë me Italinë!