U premtoi një ditë më parë, Rudina Hajdari ndihmon me ushqime 5 familje në Laprakë

Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari mbajti premtimin e dhënë për të ndihmuar disa familje në nevojë në këtë situatë alarmante ndaj Covid-19.

Ditën e djeshme, përmes një statusi në ‘Facebook’, Hajdari deklaroi se do të shpërndante ushqime çdo ditë tek pesë familje.

Sot, Hajdari ka zgjedhur disa familje në Zonën e Laprakës, duke shkuar vetë pranë tyre.

‘Sot, 5 familje morën ushqime në zonën e Laprakës. Bashkë do ia dalim’, shkruan deputetja.