Covid-19/Hashim Thaçi rrezikon 5 vite burg, ja arsyeja  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Hashim Thaçi rrezikon të dënohet me 5 vite burgim pas kallëzimit penal që i ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, ka deklaruar presidenti Thaçi ditën kur Qeveria Kurti ka marrë vendim për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë COVID-19.

Për këtë deklaratë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dorëzuar kallëzimin penal kundër presidentit.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveçqë ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të ‘kontribuojë’ në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit”, thuhet në komunikatën e MPBAP-së.

Ky institucion ka prezantuar bazën ligjore, përmes së cilës Thaçi, sipas tyre, duhet të ndiqet penalisht.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, z. Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale ‘Thirrje për rezistencë’, të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV