Greqi/ Vazhdon të thellohet bilanci nga Covid-19, numërohen 1212 të infektuar

Në Greqi vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 46.

Viktimat e fundit nga virusi ishin dy persona nga Athina e një nga Kosturi.

Në Greqi, zyrtarisht janë infektuar me koronavirus 1212 persona.

Nga personat e infektuar, 52 prej tyre janë shëruar plotësisht.