Kjo qytezë italiane i ka shpëtuar koronavirusit, s’ka asnjë rast me Covid-19

Ferrera Erbognone është një vend i vogël në Lombardi të Italisë.

Në këtë qytezë jetojnë rreth 1.200 persona, shumica prej të  cilëve janë mbi moshën 60-vjeç.

Megjithëse gjendet në epiqendrën e përhapjes së koronavirusit në veri të Italisë, atje nuk është regjistruar as edhe një person që është prekur nga COVID-19.

Instituti i Neurologjisë Mondino në komunën Pavia, ka vendosur që  ta hulumtojë rastin e Ferreras.Ata duan t’ua bëjnë testin e gjakut qytetarëve të kësaj qyteze, për të përcaktuar nëse shumica e tyre janë imun ndaj koronavirusit i njohur ndryshe si COVID-19, shkruan La Stampa.

“Kemi përzgjedhur Ferreran pasi është një komunitet që deri më tani nuk ka regjistruar as edhe një rast me koronavirus”, ka thënë profesori Livio Pietro Tronconi, njëherit drejtor i përgjithshëm i Institutit.

Ky Institut do të testojë praninë e antitrupave te qytetarët e kësaj qyteze, e tashmë një numër i tyre janë lajmëruar për ta bërë një gjë të tillë.