Koronavirusi/ Facebook dhe Twitter fshijnë postimet dezinformuese të liderëve

coronavirus,3d render

Facebook dhe Twitter kanë fshirë postimet dezinformuese të liderëve botërore, të lidhura me pandeminë Covid-19.

Facebook fshiu një video nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ku pretendohej se hidroksilklorina ishte plotësisht efektive në trajtimin e virusit, dhe ku inkurajoheshin brazilianët që të injoronin këshillat mjekësore për distancimin shoqëror. Twitter fshiu po ashtu një video të presidentit venezuelian Nicolas Maduro, ku jepej një trajtim i bërë në kushte shtëpie.

Këto rrjete sociale rrallë ndërhyjnë në mesazhet e liderëve botërore, edhe kur ato janë dezinformuese apo të pavërteta. Por, pandemia Covid-19 duket se e ka ndryshuar qendrimin e tyre.

Twitter ka përditësuar udhëzimet për luftimin e keqinformimit mjekësor që shkon kundër udhëzimeve ndërkombëtare të shëndetit publik. Dhe Facebook gjithashtu është angazhuar në heqjen e informacionit që mund të shkaktojë dëm fizik.

Kjo e fundit u shpreh për BBC se postimi i presidentit Bolsonaro shkelën standartet e tij të komunitetit. Deklaratat vijuese të lëshuara për Buzzfeed dhe The Verge sqaruan se arsyeja kryesore e fshirjes së videos ishte pretendimi në lidhje me hidroksilklorinën.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ndërsa disa përzierje ilaçesh, sikurse hidroksilklorina dhe kloroku, mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të infektuarve me koronavirus. Por,  ende nuk ka trajtime eksperimentale të provuara.

Pavarësisht mungesës së provave klinike, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) i ka aprovuar të dy komponimet, duke i listuar si ilaçe anti-malariale për “përdorim urgjent” në pacientët  e pranuar në spital me Covid-19.

Përpara lëvizjes së FDA, presidenti amerikan Donald Trump e promovoi hidroksilklorinën si një kurë efektive. Dhe avokati i tij personal, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani,  pohoi para pak ditësh të njëjtën gjë në Twitter, ndonëse postimi i tij u fshi menjëherë.

Lexo edhe :  Revoltohet Këlliçi: Kuvendi e cilëson Enver Hoxhën si personalitet!

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka krijuar një njësi të reagimit të shpejtë brenda zyrës së kabinetit për të punuar me rrjetet sociale, për të hequr lajmet e rreme me përmbajtje të dëmshme.

Fjala.al