OBSH: Boll përdorët maska për fytyrën, mjekët kanë më shumë nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyrën nëse nuk janë të sëmurë me Covid-19 ose që nuk kujdesen për dikë që është i sëmurë.

“Nuk ka prova specifike për të sugjeruar se vendosja e maskës nga popullata masive ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën. Shumë persona nuk dinë ta vendosin atë si duhet”, është shprehu Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të OBSH-së, në një konferencë për media të hënën në Gjenevë, Zvicër.

“Ekziston gjithashtu çështja që kemi një mungesë masive globale për maska dhe pajisje të tjera mjekësore. Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit e shëndetit që janë të ekspozuar ndaj virusit çdo sekondë të ditës. Mendimi për ata që nuk kanë maska është i tmerrshëm”, tha Ryan

Doktoresha Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjes infektive me OBSH, gjithashtu tha në konferencën e së hënës se përparësi i japin mjekëve për përdorimin e maskave.

“Ne i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojëqë janë punonjësit e kujdesit shëndetësor. Në komunitet, ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e maskave përveç nëse vetë jeni të sëmurë”.

“Ne rekomandojmë që maskat të përdoren nga njerëzit që janë të sëmurë në shtëpi dhe për ata që kujdesën për të sëmurit”, u shpreh doktoresha.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëruan në një konferencë për media javën e kaluar se globalisht ekziston një “mungesë e konsiderueshme” e furnizimeve mjekësore, përfshirë pajisjet mbrojtëse personale për mjekët.

“Bota po përballet me një mungesë të konsiderueshme të pajisjeve mjekësore për punëtorët tanë, përfshirë maskat, dorezat, fustanet dhe maskat e fytyrës dhe mbrojtja e punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor duhet të jetë përparësia kryesore”, u shpreh Van Kerkhove javën e kaluar.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV