‘Paga e luftës’, bankat rrezikojnë dyndjen e pashmangshme të njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Një tjetër vatër grumbullimi njerëzish do të nis të hapet nga dita e nesërme. Do të jenë bankat, ato që do të presin një fluks të madh të të paktën 60 mijë personave që pretendohet se do të marrin atë që tashmë e kanë etiketuar si “paga e luftës”!

Ndërkohë që në këto banka do të ketë edhe një tjetër fluks që sigurisht do të jetë shtesë mbi këtë shifër. E ndërsa policia vijon të jetë në rrugë prej fillimit të marsit për të mundësuar ndërgjegjësimin e qytetarëve, fashat e lëvizjeve dhe aplikimi i një metode për leje, bërë publikë tri ditët e fundit nga kryeministri Rama, ka ngushtuar së tepërmi rrezen e lëvizjes së njerëzve që do ta kenë të nevojshme kalimin nëpëmjet bankës.

Duhej vetëm një shëtitje e vogël në afërsi bankomatësh për gjithë ditët e karantinës për të mësuar se sa bëhej radha nga njerëzit, që të gjithë ngriheshin herët të merrnin paratë që iu duheshin nga llogaria dhe, më pas, të kryenin edhe pazarin. Por tashmë kufizimi i përcaktuar me anë të një aplikimi online me orientim të saktë të vetëm një personi në familje, ka bërë që nga dita e neserme, njerëzit që do t`iu duhet të shkojnë nëpër banka ta tejkalojnë orarin e dhënies së leje e për pasojë rrezikojnë që “pagën e luftës” ta ndajnë përgjysmë me policinë!

Kufizimi që penalizon

Një kryefamiljar që punon nga shtëpia, punë e detyruar, tregon se e ka të pamundur të kryejë veprimet bankare, veprime të detyrueshme pavarësisht faktit që në fillimet e kufizime u tha se nuk do të ishte e nevojshme pasi bankat do të ishin toleruese për kreditorët. “Unë paradite jam në punë, pasdite s`kam orar të lëviz! Fola me bankën në të cilën kam kredinë dhe mu përgjigj se duhej të shlyeja kredinë pasi nuk e kam rrogën në të njëjtën bankë që kam edhe kredinë.

Lexo edhe :  Sondazhi/ Opozitën në Shqipëri e besojnë vetëm 18% e qytetarëve

Përveç kësaj, është e pamundur të kryhen veprimet pasi nga nesër do të jenë edhe personat që do të marrin pagën që iu është premtuar e për ne që punojmë nga shtëpia është e pamundur të lëvizim, aq më tepër kur jemi edhe në fshat dhe na duhet të nxjerrim leje edhe për mjetin për të shkuar atje ku gjenden bankat.” Shqetësimi vjen nga një mësues i shkollës së mesme. Ai ka një numër shumë të madh nxënësish me të cilët duhet të punojë orëve të paradites, po edhe nëse bëhet e mundur të nxirret një orë leje për të lëvizur, e ka të pamundur të kthehet në orar në shtëpi për shkak të kufizimit të kohës.

Por pas kufizimit i cili në fakt tregoi se sillte dyndje të mëdha kur ishte me orar të përcaktuar nga ora 05.00 deri në orën 13.00, sërish aplikimi me anë të sistemit më të ri që po përhapet në këtë kohë pandemie do të krijojë të tjera dyndje nëpër të gjitha vendet ku iu duhet me çdo kusht të jenë qytetarët, sidomos në banka apo ku paguajnë detyrimet për shkak se duan t`i shpëtojnë kamatvonesës.

Sipas të dhënave nga Tatimet bëhet me dije se ndihma ekonomike nis që nga data 1 prill, pasi një pjesë e aktiviteteve kanë ushtruar aktivitet gjatë marsit dhe kanë detyrimin për të deklaruar aktivitetin që kanë kryer gjatë marsit. Ndihma është menduar për një afat maksimalisht 3 mujor, për sa kohë që këto aktivitete do të qëndrojnë të mbyllura. Sipas tyre thuhet se “në bazë të dhënave të administratës tatimore është që mbi 60 mijë të punësuar apo të vetëpunësuar me pagë zero do të përfitojnë nga kjo ndihmë, në ditët në vijim!”

 

Të fundit

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh?

Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa...

Lajme të tjera

Web TV