Pandemitë dhe Sigurimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Avni Ponari

Deri tani COVID-19 është cilësuar si, ndoshta sfida më e madhe me të cilën po përballet sot bota që pas Luftës së II-të Botërore. Kjo krizë nuk ka asgjë të ngjashme me krizat e zakonshme shëndetësore kombëtare apo lokale të vendeve të botës me të cilat tashmë jemi mësuar se si t’i kapërcejmë.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë në sistemet ekonomike? Kush po goditet më shumë? Si do t’ia dalim këtë herë dhe a kemi çfarë të mësojmë?

Thuajse si në çdo krizë, të çdo lloji biznesi  është ai që merr goditjet më të mëdha. Sigurisht që, krizat së bashku me sfidat dhe efektet negative sjellin më vete shumë mundësi të reja dhe na bën të mendojmë dhe kuptojmë se shumë gjera duhen bërë ndryshe.

Në kohë krizash disa biznese mund të përfundojnë deri në pezullimin e përkohshëm apo falimentim i tyre por për disa sektorë të tjerë, siç po shikojmë, farmacitë, supermarketet dhe dyqanet ushqimore, etj., janë ne një stad tjetër, me një funksionim normal dhe duke garantuar qëndrueshmëri dhe rritje të përfitimeve tyre.

Por në këtë stuhi të re ku ka hyrë bota dhe mbarë njerëzimi, biznesi është gjunjëzuar si kurrë më parë. Qindra mijëra prej tyre mund të mos ngrenë më kurrë kokë si: hoteleria, aktivitetet ndërtuese, fasoneria, turizmi, shërbimet e transportit ajror, rrugor e detar, si edhe shumë industri të tjera të cilat po përballen me një “armik” që është jo vetëm i padukshëm, por që mesa duket ka ardhur që të kuvendojë me ne për një kohë të papërcaktuar.

Po  pyetja shtrohet a ka patur zgjidhje financiare kjo humbje masive dhe a duhet nxjerrë mësime nga kjo situatë?

Si mund të mbulohen ngjarje të tilla të papritura?

Cilat do të ishin rrugët e shpëtimit nga një kolaps i tillë ekonomik, financiar, politik, social dhe shëndetësor?

Natyrisht vështirësi të mëdha kanë edhe vendet më të zhvilluara pa lë më ne që jemi një vend i vogël, por kemi dhe shansin që mund ta marrim veten më shpejt, pavarësisht shkalles se zhvillimit ekonomik. Kjo situatë e përbotëshme dhe krizat e natyrave tjera apo te kësaj natyre që janë të rralla a kanë ndonjë mbrojtje dhe a ka gjera qe duhen dhe duheshin bere ndryshe.

Fillimisht, industria e sigurimeve lindi nga nevojat e kohës dhe si një mënyrë e sigurt për të garantuar mbrojtjen e mallrave gjatë transportimit të tyre nga një port në një port tjetër ku shumë anije mbyteshin nga dallgët e furishme e për shumë arsye të tjera. Por njerëzit filluan që të minimizonin humbjet nëpërmjet skemave të sigurimit. Më pas, lindi sigurimi i anijeve, i avionëve, sigurimi kundër dëmtimeve të natyrës se produkteve agrokulturore; lindën bankat dhe sigurimi i kapitaleve të tyre; lindën forma të ndryshme biznesesh dhe sigurimi i operacioneve të tyre; lindi Teknologjia e Informacionit dhe bashkë me avancimin e saj edhe sigurimet kundër humbjeve si pasojë e krimeve kibernetike; apo sigurimi i jetës; sigurimi i shëndetit deri tek dërgimi i raketave dhe satelitëve në atmosferë dhe sigurimi i tyre etj. Kështu, si nevoje e kohes linden në rrugë institucionale skemat e garantimit dhe mbrojtjeve financiare për individin dhe kompanitë. Falë kësaj garancie siguruese askush nuk do të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme sepse rreziku potencial është i mbuluar. Vazhdimësia është e garantuar! Prandaj është industria e sigurimeve..

Të gjithë ‘sytë’ dhe shpresat e biznesit janë të drejtuara nga shteti dhe masat qeveritare ekonomike apo i shumëquajturi Plan Ekonomik pasi përgjegjësia kryesore në këtë situatë është vet shteti si administruese suprem i këtyre ditëve të të gjithë zinxhirëve të funksionimit. Nën dritën e kësaj situate totalisht bllokuese dëshiroj të ndaj me ju disa mendime dhe disa ide.

Vetëm përpara tre muajsh, më 26 nëntor 2019 ne u goditëm nga një tërmet me pasoja shkatërruese ekonomike dhe sociale, dhe me humbjen e jetës së mbi 51 personave. Tregu i sigurimeve veproi shume shpejt me të dëmtuarit e siguruar duke ju bere pagesat sipas kontratave dhe kushteve te sigurimit Pra te demtuarit dhe siguruesit ne përgjithësi i përmbushen detyrimet ndaj njëri-tjetrit duke garantuar vijimësinë.

Lexo edhe :  Nuk ka CDU, që të sjell në pushtet

Disa të siguruar, madje edhe nga ata që janë pjesë e strukturave të larta u përpoqën që të përfitonin nga kjo situatë. Sigurisht që, këto ishin në numër më të vogël 3 apo 4 persona krahasuar me barrën totale të dëmeve për mbi 2,000 raste sigurimi te paguara qe kalojne . Madje edhe një mik i imi më pyeti, “Avni, nëse prona ime do të kishte qenë e siguruar me SIGAL UNIQA, a do të mi kishit paguar të gjitha dëmet?” Dhe unë i thashë, “Po, sigurisht, një më një!” Atëherë ai me një të qeshur djallëzore më tha, “Po të paguaj tani dhe ti bëj sikur unë të isha i siguruar më parë…” Kështu, ai po kërkonte diçka që nuk i takonte ; po sa veta u dëmtuan nga tërmeti me mijëra, por përfitues ishin pak. Sepse duhet të ishim të gjithë te siguruar dhe ato dy tre dite pas tërmeti pati ndonjë të siguruar me pas toka u qetësua dhe njerëzit heshtën ?!Perseri ne dore te Zotit a ka me mire.

Situata është pothuajse e njëjtë nuk kemi termet, por kemi pandemi, pyetja është po a ka sigurim ndaj pandemisë? Po ka, e kam thënë disa here çdo gjë është e sigurueshme, klienti e di se nga se është i rrezikuar ,kompania e sigurimit ofron sigurimin sipas kërkesës së klientit.

Nëse kto biznese qe sote jane mbyllur perkohesisht do ishin te siguruara atehere gjithshka do ishte paguar.Pra ne se nje fason, hotel apo linje ajrore do kishte marre edhe kte lloj sigurimi pervec sigurimeve baze atehere shoqerite e sigurimit do benin kompensimin e demeve te shkaktuara nga pandemija.Kompanite e sigurimit me te medha sote ne bote po mbledhin te dhena per klintet e siguruar per te bere kalkulimet e vlerave te demit nderprjes se biznesit dhe kompensimit demeve e shperblimit te punonjesve per kohen e qendrimit pa pune. E pra gjithshka eshte e mundur por per ne eshte pak e veshtire ta kuptojme dhe besojme por ja qe ekzistojne edhe kto sigurime edhe kto mbulime se pse kjo industri i ka edhe ekspertizat edhe kapacitete finaciare.

Në të gjithë këtë peisazh ndikon trashëgimia jonë e një mentaliteti komunist, ku mendohet që është shteti ai që duhet të na nxjerrë nga çdo fatkeqësi, dhe jo si përgjegjësi e vet individit. Mbizotëron një mendim i shtrembëruar se sigurimi është vetëm në interes të fitimit të kompanive të sigurimit. Dhe kështu, individi vazhdon të jetë në qiell të hapur, apo siç na pëlqen neve që të themi: “në mëshirë të zotit.”  E si ta kete shkruar zoti. Epo ne gjithashtu themi se, “Zoti thotë: ti ruaju pak, dhe unë të ruaj shumë!”

E pra ne duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona dhe të bëjmë atë që është në dorën tonë, që në këtë rast do të thotë, ne nuk parashikojmë dot, por ne mund të mbrohemi!

Nderprerja e biznesit eshte rrisk i sigurueshem dhe kushtet per kto mbulime jane si kushtet e sigurimit per rreziqe te tjera,dhe kto nuk i kemi nxjere ne por bota e qyteteruar ka qindra vjet qe i blene kto sigurime per te qene te qete e ndjere veten te sigurt.

Gjithçka kemi ndërtuar me mund dhe me djerë në këtë jetë, vet jetën tone, shëndetin, biznesin, pasuritë, mirëqenien, sigurinë tonë, ndaj duhet të bëjmë çdo gjë kemi në dorë për të minimizuar çdo rrezik që mund të na kanoset dhe të mbrojmë dhe garantojmë të ardhmen tonë financiare.

Të sigurohesh nuk është biznes, por përgjegjësi! Mbrojtje!

Siç thonë amerikanët, “Sigurimim më mirë ta kesh dhe ne mos të të duhet, se sa të të duhet dhe mos ta kesh!”

Sigurimet nuk parandalojnë!

Sigurimet  mbrojnë!

Të fundit

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi...

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani....

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big...

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, nën 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për...

Lajme të tjera

Web TV