Buxheti për krizën nga Covid-19/ Basha: 25 mln euro nuk mjaftojnë, ja ç’duhet bërë

Kryetari i Partisë Demokratike ka thënë se buxheti prej 25 milionë eurosh, i cili do shfrytëzohet për situatën që po krijon koronavirusi është i pamjaftueshëm.

Gjatë një konference për mediat, kryedemokrati është shprehur se qeveria duhet të ulet urgjentisht mebiznesin dhe të ndërtojë një paketë masash,

“Buxheti 25 milionë euro është i pamjaftueshëm, kemi 50% të popullsisë që e mbyll muajin në zero. Biznesi ka reaguar fuqishëm duke kërkuar ndihmë, shoqatat e prodhuesve, fasonët, konvergojnë në shumë pika që ne si opozitë kemi 3 javë që ia kemi propozuar qeverisë. Disa prej sipërmarrjeve që janë në mundësi likuiditeti mund të bashkëpunojnë me qeverinë për fondin e pagave. Qeveria të ulet me biznesin dhe të ndërtojë urgjentisht një paketë masash për ata që nuk kanë dalë dot në punë, e nuk marrin dot rrogat, nuk kanë me cfarë të ushqejnë fëmijët. Tani jemi në urgjencë, thirrja ime ishte të veprohet menjëherë”,- këshilloi Basha.

Më tej kreu i PD-së ka shtuar se çfarë raportohet për koronavirusin është vetëm maja e ajsbergut.

“Ajo që raportohet është vetëm maja e ajsbergut kemi testimet më të ulëta në Europë dhe Ballkan, 3 javë vetëm e kemi shtyrë të keqen por nuk e kemi kufizuar atë”.-shtoi ai./Fjala.al/