Covid-19/Trump paralajmëron amerikanët: Në dy javët që vijnë, bëhuni gati për…

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët duke iu kujtuar se dy javët që vijnë do të jenë shumë të vështira sa i përket përhapjes së koronavirusit.

Sipas parashikimeve zyrtare përgjatë këtyre dy javëve më shumë se 100,000 dhe deri në 240,000 amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi.

Ky ishte një mesazh i fortë nga presidenti i cili kaloi javë me radhë duke mos i dhënë rëndësinë e duhur koronavirusit.

“Unë dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që do të vijnë. Ne do të kalojmë një dy javësh të ashpër”, ka thënë Trump.

Pasi foli Trump, zyrtarët e lartë të shëndetit në grupin e punës prezantuan një seri të dhënash që tregonin modelet e tyre për mënyrën sesi masat e distancimit shoqëror mund të ndihmojnë në parandalimin e vdekjeve potencialisht deri në miliona njerëz.

Por një parashikim të ashpër ka bërë Dr. Deborah Birx , e cila tha se edhe nëse udhëzimet qeveritare ndiqen saktësisht, vdekjet mund të kapin shifrën deri në 240,000/

“Ne duhet të rezistojmë”, tha Dr. Anthony Fauci, një tjetër ekspert i lartë mjekësor në ekipin e Trump, para gazetarëve.

“Ne po vazhdojmë të shohim rritjen e koronavirusit. Ne nuk mund të dekurajohemi nga kjo sepse masat në të vërtetë po funksionojnë dhe do të funksionojnë”.