Komentuesit i kthehen gazetarit italian pas kritikave ndaj Ramës, ja çfarë i shkruajnë

Alberto Negri ka publikuar një opinion kundër kryeministrit Edi Rama në gazetën italiane, ‘Il Quotidiano del Sud’. Teksa komenton vendimin e Ramës për të dërguar 30 mjekë në Itali për të ndihmuar në përballjen me koronavirusin, gazetari e quan dinak kryeministrin shqiptar dhe thotë se kjo është më e pakta që mund të bënte.

-I kthyer në “superstar”, Rama sulmohet nga një gazetar në Itali

Negri e ka publikuar opinonin pjesërisht edhe në faqen e tij të ‘Facebook’, ku nuk ka marrë komente shumë positive.

“Ai (Rama) shprehu fjalë dhe veprime që vlejnë me mijëra… Ndryshe nga frikacakët nordikë”, shkruan një qytetar Italian.

“Gjesti në vetvete është i vlerësueshëm, pavarësisht gjykimit politik që mund të bëhet për të (Ramën)”, shkruan një tjetër.

Ka patur edhe kritika ndaj gazetarit Italian: “Të themi çdo gjë kundër të gjithëve. Më mirë qëndro në heshtje.”

Një person tjetër i shkruan: “Mjaft hodhe vrer mbi të gjithë dhe për gjithçka. Ata mjekë janë në Itali dhe po ndihmojnë.”